13.5 C
Tiranë
Sunday, December 7, 2025
spot_img

Skandali në RTSH: Dorëheqja e Alfred Pezës dhe akuzat e rënda nga gazetarja Blerta Tafani dalin mesazhet

Dorëheqja e papritur e Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar (RTSH), Alfred Peza, është shoqëruar me një skandal të madh brenda televizionit publik shqiptar, pas publikimit të një letre të denoncimit nga gazetarja Blerta Tafani.

Në një letër të dërguar bordit të RTSH dhe kryetarit të tij, Leka Bungo, gazetarja Blerta Tafani ka akuzuar Alfred Pezën për dhunë psikologjike dhe presione të ndryshme në punë. Më tej, ajo ka ngritur akuza të rënda ndaj ish-drejtorit, duke e akuzuar për ngacmim seksual.

Në letrën e saj, Tafani përmend një incident të ndodhur më 28 Shtator të vitit të kaluar, kur, sipas saj, ka marrë mesazhe të padenja dhe imponuese nga Peza pas orës 20.00, duke kërkuar një takim jashtë orarit të punës. Kjo akuzë ka bërë që marrëdhënia mes dyshes të prishen, ndonëse Peza kishte emëruar Tafanin si zëvendëse të tij në fillim të detyrës së tij në RTSH, duke zgjedhur atë për shkak të një raporti të vjetër miqësie mes tyre.

Raportet e mëparshme sugjeronin se Peza kishte ofruar një rrogë të majme prej 20 milionë lekësh në muaj për Tafanin, si drejtuese e një emisioni në RTSH. Kjo pagë është cilësuar si abuzive dhe është kritikuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), që e ka evidentuar si një shkelje të procedurave dhe një vjedhje të parave të taksave të shqiptarëve. Sipas denoncimeve, Tafani kishte marrë 160 milionë lekë për një vit për emisionin e saj në RTSH.

Një tjetër aspekt i këtij skandali është raporti i shkarkimeve të punonjësve nga RTSH. Akuzat përfshijnë se Peza dhe Tafani kanë ndikuar në shkarkimin e Kryeredaktoren e lajmeve, Mimoza Haxhiaj, e cila kishte një eksperiencë të gjatë prej 15 vitesh në televizionin publik. Këto shkarkime janë përshkruar si një shkelje e procedurave dhe një akt i padrejtë ndaj profesionistëve të TVSH-së.

Në bisedat e shkëmbyera në Whatsapp, është dokumentuar se si Peza dhe Tafani koordinonin dhe zbatonin vendime për shkarkimin e punonjësve, duke ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në strukturën e RTSH-së.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...