38.5 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Debati për Abortin: Donald Trump përballet me Kamala Harris bën gafën e radhës

Përpara debatit mes ish-presidentit Donald Trump dhe zëvendëspresidentes Kamala Harris, ishte raportuar se Trump iu nënshtrua përgatitjeve minimale krahasuar me Harris, që u shfaq më e përgatitur. Kjo u bë e dukshme gjatë përballjes së tyre, ku Harris e tronditi Trump-in me kritika të drejtpërdrejta dhe personale. Gjatë debatit, Trump u vendos shpesh në pozita të vështira, dhe një nga momentet më të spikatura ishte diskutimi për abortin.

Një moment kulmor i debatit u shënua kur Trump foli për abortin në muajin e nëntë të shtatzënisë, duke bërë deklarata që u konsideruan të pavërteta dhe të rënda. Ai pretendoi se disa demokratë, përfshirë guvernatorin e mëparshëm të Virxhinias, ishin dakord me ekzekutimin e foshnjave pas lindjes. “Guvernatori i mëparshëm tha se fëmija do të lindë, dhe më pas do të vendosim se çfarë të bëjmë me të. Me fjalë të tjera, do ta ekzekutojmë fëmijën,” tha Trump, duke akuzuar demokratët për politika ekstreme ndaj abortit.

Moderatori i debatit, Linsey Davis, ndërhyri menjëherë për të kundërshtuar këto deklarata, duke theksuar se nuk ekziston asnjë shtet në SHBA ku ekzekutimi i foshnjave pas lindjes është i ligjshëm. Davis shtoi se megjithëse republikanët kanë akuzuar më parë demokratët për mbështetje të abortit në kushte ekstreme, gafa e Trump ishte tejet e ekzagjeruar dhe e pabazuar.

Trump gjithashtu u përpoq të prezantonte përmbysjen e çështjes *Roe kundër Wade* si një lëvizje që u dha grave më shumë kontroll mbi të drejtat e tyre riprodhuese, duke argumentuar se tani këto vendime merren në nivel shtetëror. Megjithatë, ai përfundoi i ngatërruar në deklaratat e tij, duke shtuar akuza të pavërteta dhe duke bërë gafa që shumë i konsideruan si një pikë e dobët e performancës së tij gjatë debatit.

Ky moment tronditi shumë nga shikuesit dhe vlerësohet si një nga pikat ku Trump humbi debatit ndaj Harris, sidomos në një temë kaq të ndjeshme dhe të diskutuar siç është aborti.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...