36.5 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Berisha në SPAK: Një vizitë e Shkurtër dhe dosja e madhe me akuza

Ish-kryeministri Sali Berisha kaloi vetëm pak minuta brenda dyerve të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Edhe pse ishte thirrur për t’u paraqitur në SPAK në orën 12:00, Berisha fillimisht zgjodhi të takohej me mbështetësit e tij, të cilët ishin mbledhur për të në përputhje me thirrjet e Flamur Nokës, dhe gjithashtu për të komunikuar me gazetarët e pranishëm.

Rreth orës 12:20, Berisha, i shoqëruar nga avokati i tij Genc Gjokutaj, u drejtua nga detektori në hyrjen e SPAK-ut.Brenda Prokurorisë së Posaçme, Berisha dhe Gjokutaj u pritën nga dy prokurorët e çështjes, Arben Kraja dhe Enkelejda Millonai. Biseda mes tyre raportohet të ketë qenë formale, me prokurorët që i dorëzuan Berishës dosjen me akuzat, një dokument voluminoz prej rreth 500 faqesh.

Pas takimit të shkurtër, Berisha u largua nga ambientet e SPAK-ut dhe iu drejtua sërish mediave, ku konfirmoi se tashmë është marrë i pandehur në këtë çështje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...