26.3 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Ramës si del inati me Bardhin për kallzimin ndaj Olsi Ramës: “Do kishe perfunduar si Babale Salianji që shtyn..”

**Rama përplas Bardhin në interpelancë: Ironi dhe akuza ndaj opozitës për premtime të parealizuara**

Kryeministri Edi Rama është treguar i ashpër dhe ironik ndaj kreut të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, gjatë përfundimit të interpelancës në Kuvend. Duke iu referuar premtimeve publike të Bardhit, Rama e përqeshi për deklaratën e tij të mëparshme se do të largohej nga politika nëse Sali Berisha rikthehej në Partinë Demokratike.

Po erdhi Saliu me Flamurin te godina, do iki nga politika. Por nuk iku nga politika. Iku godina në katin e tetë,” u shpreh Rama, duke ironizuar Bardhin për faktin se Berisha është rikthyer në skenën politike, por Bardhi ka qëndruar aktiv në PD.

Kryeministri gjithashtu u ndal tek akuzat e opozitës që përfshijnë vëllain e tij, Olsi Ramën, si dhe çështjen e Ervin Salianjit, duke e akuzuar për shmangie të gjyqeve. Rama theksoi se Bardhi pretendonte se kishte kallëzuar Olsi Ramën në SPAK, por në fakt kishte kallëzuar një emër tjetër, Ndoc Rrokun. Duke iu referuar çështjes “Babale” dhe Salianjit, ai ” Ti u the shqiptarëve se kishe kallëzuar në SPAK Olsi Ramën, por në fakt kishe kallëzuar Ndoc Rrokun. S’e kishe bërë se do kishe perfunduar si Babale Salianji që shtyn me raporte gjyqin. Do ta kemi një ballafaqim tjetër bashkë… Vazhdoni me kokën lart, ekspertizën në gojë, rrotullojeni dhe ekspertizën do ta merrni nga shqiptarët më keq se në 1997”
.

Rama e përfundoi me një paralajmërim për opozitën, duke thënë se do të ketë ballafaqime të tjera dhe duke i ironizuar për ekspertizën që, sipas tij, do t’ua japin shqiptarët në zgjedhjet e ardhshme, me një rezultat edhe më të keq se ai i vitit 1997.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...