31.5 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Pëplasja në Kuvend mes Ramës dhe Bardhit/ Vokshi: ” Duartrokitët Edi Ramën me atë fjalor skandaloz ?”

**Interpelanca mes Bardhit dhe Ramës për mbetjet e rrezikshme tensionohet me akuza dhe ofendime**

Debati në Kuvend mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, lidhur me mbetjet e rrezikshme në Portin e Durrësit, u përshkallëzua në akuza dhe ofendime personale. Gjatë interpelancës, Rama e ironizoi Bardhin, duke përdorur një gjuhë të ashpër.

Ti je me kokën lart dhe me gojë hapur, por unë nuk mund ta hedh dot atë që ta hedhin nga atje lart. Por do të kemi një ballafaqim tjetër… Ju përshëndes dhe gojën hapur, kokën lart, ekspertizën në gojë. Përshtyje këtu dhe përshtymën që do të merrni nga shqiptarët vitin e ardhshëm, do të takeni më keq se në ’97,” tha Rama.

Bardhi iu kundërpërgjigj me të njëjtën gjuhë, duke theksuar se ai dhe partia e tij nuk janë të përkulur përpara krimit të organizuar.

Ne mund të jemi edhe me kokën lart, edhe drejt e poshtë, dhe s’ka asnjë problem në këtë, por me krimin e organizuar, të ulur në gjunjë dhe duke i lëpirë nga mëngjesi në darkë, nuk jemi, zotëri,” u shpreh Bardhi.

Pas përfundimit të interpelancës, socialistët duartrokitën fjalën e Ramës, një veprim që ka shkaktuar reagime të forta nga opozita. Deputetja e PD-së, Albana Vokshi, e quajti këtë veprim të turpshëm dhe kërkoi përjashtimin e Ramës nga seanca për fjalorin e përdorur.

Nuk e kuptoj se si ju, zonja kryetare, zonja ministre dhe deputete, duartrokitët Edi Ramën me atë fjalor skandaloz. Ai duhet të përjashtohet. Ky është modeli që ju përcillni familjeve dhe fëmijëve? Me atë fjalor skandaloz dhe ju e duartrokisni? Kërkoj që ta përjashtoni dhe të merrni masa për kryeministrin,” deklaroi Vokshi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kapet me 1.68 kg kokainë në Tiranë! Policia arreston 44-vjeçarin që dyshohet se furnizonte...

0
Një tjetër goditje ndaj trafikut dhe shpërndarjes së drogave të forta është finalizuar nga Policia e Tiranës, e cila ka arrestuar një 44-vjeçar të...

Horoskopi ditor, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 20 Qershor 2026 ♈ Dashi Energjia juaj është e lartë dhe ju ndihmon të përballoni me sukses sfidat e ditës. Në punë mund...

Parashikimi I motit, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Për 20 qershorin, moti parashikohet kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë në të gjithë vendin, me temperatura tipike verore. Në zonat bregdetare do të...

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...