34.6 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Albana Vokshi akuzon qeverinë për presion ndaj Urdhrit të Mjekëve dhe trajtimin e mjekëve si armiq

Gjatë diskutimeve në Parlament për projektligjin e Urdhrit të Mjekut, deputetja e PD-së, Albana Vokshi, kritikoi ashpër qeverinë, duke e akuzuar se po ushtron presion mbi Urdhrin e Mjekëve dhe se po i trajton mjekët si armiq. Vokshi denoncoi kushtet e rënda në spitale, duke theksuar se ka mungesa serioze të medikamenteve dhe aparaturave.

Ajo solli në vëmendje se jodi radioaktiv ka munguar për 10 muaj, ndërsa pacientët nuk kanë marrë terapitë e nevojshme për dy vite. Vokshi akuzoi qeverinë se nuk ka marrë asnjë masë për të përmirësuar shërbimet mjekësore, ndërkohë që, sipas saj, ligji i ri për Urdhrin e Mjekëve synon të frikësojë mjekët dhe t’i ndalojë ata të flasin për problemet e sektorit. Deputetja gjithashtu përmendi trajtimin e pabarabartë të mjekëve shqiptarë në krahasim me ata turq në Spitalin e Fierit, ku mjekët turq paguhen dhjetëfish më shumë.

Në përfundim, Vokshi bëri thirrje për një hetim profesional nga SPAK mbi situatën në spitalet shqiptare, veçanërisht në Onkologjik, duke e cilësuar atë si një “krim në masë”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...