14.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Zelensky i bën thirrje SHBA-së dhe aleatëve për të zbatuar shpejt marrëveshjet për armët dhe furnizimet

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë një apel të fortë për Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë që të “zbatojnë shpejt” marrëveshjet për armët dhe furnizimet që do të ndihmojnë Ukrainën në luftën e saj kundër pushtimit rus. Në një video-mesazh të publikuar në orët e vona të 14 shtatorit, Zelensky theksoi rëndësinë e menjëhershme të përmbushjes së këtyre marrëveshjeve.

“Ndikimi duhet të ndihet në front,”
deklaroi Zelensky. “Çdo vonesë e pakove ushtarake ka pasoja negative në front. Çdo dërgesë në kohë, dërgesë e shpejt ka ndikim pozitiv.”

Ndihma ushtarake për Ukrainën po vazhdon të jetë një temë e nxehtë, me disa shtete anëtare të NATO-s që bëjnë thirrje për furnizimin e Kievi me armë më të avancuara. Ukraina ka shprehur nevojën për armë me rreze të gjatë veprimi për të kryer sulme brenda territorit rus, një kërkesë që ka marrë mbështetje nga disa zyrtarë të NATO-s.

Kryeministri britanik, Keir Starmer, u takua në Shtëpinë e Bardhë më 13 shtator me presidentin amerikan, Joe Biden, për të diskutuar kërkesën e Ukrainës për përdorimin e armëve me rreze të gjatë veprimi kundër caqeve në Rusi.

Këshilltari për siguri kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, tha më 14 shtator se Biden “është i vendosur që t’i përdorë katër muajt që i kanë mbetur të mandatit për ta vendosur Ukrainën në pozitën më të mirë të mundshme për të triumfuar”.

Nga ana tjetër, presidenti rus, Vladimir Putin, ka paralajmëruar se Perëndimi do të ishte “në luftë” me Rusinë nëse i lejon Ukrainës të sulmojë me raketat e prodhuara në Perëndim. Dmitry Medvedev, kryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, ka thënë se Rusia mund ta shkatërrojë kryeqytetin ukrainas, Kiev, me armë jo-bërthamore nëse Perëndimi heq kufizimet e tij, dhe ka aluduar gjithashtu për mundësinë e përdorimit të armëve bërthamore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...