18.3 C
Tiranë
Monday, June 15, 2026

Indeksimi i Pensioneve: Vendimi për 4.1% rritje miratohet në tetor

Në muajin tetor, pensionet do të indeksohen me vetëm 4.1%, sipas vendimit të miratuar nga Këshilli Administrativ i Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH). Ky vendim pritet të miratohet gjithashtu nga qeveria në ditët në vijim. Sipas burimeve nga Ministria e Ekonomisë, inflacioni për mallrat e shportës për pensionistët nga viti 2023 deri tani është regjistruar në 4.1%, dhe për këtë arsye, indeksimi do të bëhet në të njëjtën masë. Më shumë se 790 mijë pensionistë do të përfitojnë këtë rritje, e cila do të reflektohet në pagesat e tyre nga tetori.

Efekti në Buxhet dhe Detajet e Indeksimit

Fondi për indeksimin e pensioneve për këtë vit është 4 miliardë e 137 milionë lekë. Me këtë indeksim, pensionet urbane të pleqërisë do të rriten me afro 752 lekë, duke u bazuar në vlerën mesatare të kësaj kategorie që ishte 18.341 lekë në fund të vitit 2023. Për pensionet rurale, shtesa do të jetë 453 lekë, pasi pensioni mesatar rural është 11.051 lekë.

Në krahasim me vitin e kaluar, kur pensionet u indeksuan me 8.6% për të përputhur me Indeksin e Çmimeve të Konsumit të shportës së mallrave dhe shërbimeve për pensionistët, këtë vit rritja është më e ulët, duke reflektuar nivelin aktual të inflacionit.

Plani për Reforma të Mëtejshme në Pensione

Brenda muajit të ardhshëm, pritet të publikohen detaje të reja për një skemë të re të pensioneve, e cila do të synojë një rritje të diferencuar të pensioneve. Sipas burimeve të gazetës “SOT”, reforma e re do të përqendrohet në pensionet rurale dhe ato të pjesshme, që do të kenë një rritje të konsiderueshme. Po ashtu, do të analizohen edhe pensionet e tjera, duke përfshirë ato të larta, për të rishikuar elementet e ndryshme të skemës, si vlera mujore, mënyra e indeksimit, diferenca midis pensioneve urbane dhe rurale, vitet e punës, dhe vlera e kontributeve.

Detaje të Indeksimit

Nga 1 tetori, 791 mijë pensionistë do të marrin pensionet e indeksuara për rritjen e çmimeve. Indeksimi do të ketë një efekt në buxhet prej 1.7 miliardë lekë deri në fund të vitit. Projekt vendimi për indeksimin e pensioneve është miratuar nga Këshilli Administrativ i ISSH dhe do të dërgohet në Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit për shqyrtim dhe miratim në qeveri.

Projekt VKM parashikon:

– Indeksimin e pensioneve me 4.1%
– Indeksimi i pensioneve të plota, pensioneve të pjesshme, pensioneve të reduktuara, pensioneve të parakohshme të pleqërisë, pensioneve të invaliditetit, pensioneve familjare dhe për vjetërsi shërbimi, bazuar në përllogaritjet e INSTAT

Rreth 791,257 përfitues do të përfitojnë nga kjo rritje, përfshirë 721,705 pensione nga skema e detyrueshme dhe 68,613 pensione nga programe të veçanta të qeverisë. Efektet financiare për këtë vendim janë të përllogaritura në 1,693,000,000 lekë për tre muajt e fundit të vitit 2024 dhe do të mbulohen nga fondi për politikat e indeksimit të pensioneve të parashikuar në buxhetin e ISSH. Projekt VKM pritet të miratohet nga Qeveria brenda muajit shtator 2024.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...