36.5 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Skema e diplomave false nga Tirana në Itali: Zbulohet përfshirja e një zyrtari Shqiptar dhe Kolegjit WISDOM

Mediat italiane kanë publikuar një hetim të thelluar nga Guardia di Finanza, që ka zbuluar një skemë të organizuar të shitjes së diplomave false për shtetas italianë me origjinë nga Tirana. Sipas raportimeve, mijëra diploma dhe certifikata të rreme janë shpërndarë për italianët që synonin të fitonin poste në administratën publike, duke paguar deri në 8,000 euro për dokumente të falsifikuara.

Një nga institucionet e përfshira në këtë skemë është Kolegji Universitar WISDOM, i cili vepronte si institucion i arsimit të lartë në Shqipëri. Nëpërmjet këtij kolegji, qytetarë italianë përfitonin diploma të pavërteta, që më pas i përdornin për të hyrë në punë në administratën italiane. Hetimet kanë zbuluar gjithashtu përfshirjen e një zyrtari të qeverisë shqiptare, i cili favorizoi ngritjen e kësaj skeme mashtrimi.

Të arrestuarit nga autoritetet italiane janë Maria Saveria Modaffari, Fortunata Giada Modaffari, Maria Attisano, Lucia Catalano, Savino Cianci, Leonardo Catalano, Marco Lombardi, Antonio Caporale dhe Maria ‘Mdaraa. Savino Cianci rezulton pronar i Kolegjit WISDOM, ndërsa Leonardo Catalano është administrator i tij. Ky grup u arrestua për përfshirjen e tyre në krijimin dhe shitjen e diplomave të falsifikuara.

Ndërkohë, avokatja e përbashkët e të arrestuarve ka reaguar duke theksuar se klientët e saj kanë dhënë qëndrimin e tyre për shumicën e akuzave dhe janë në pritje të mbledhjes së dokumentacionit për të sqaruar aspektet e mbetura të çështjes. Ajo ka shprehur besimin në procesin gjyqësor.

Nga dokumentet e qendrës kombëtare të regjistrimit të biznesit në Shqipëri, është konfirmuar se Savino Cianci është pronari i Kolegjit Universitar WISDOM, ndërsa Leonardo Catalano është administratori i tij. Sipas burimeve pranë Guardia di Finanza, zyrtari shqiptar i përfshirë është pjesë e sistemit universitar në Drejtorinë e Diplomave dhe quhet Shqiponja Telhaj. Gjithashtu, emri i një ish-ministri të Arsimit është përmendur në dosjen italiane, duke shtuar më tej dyshimet për përfshirje në këtë skemë të gjerë mashtrimi.

Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht këtë skemë ndërkombëtare, e cila ka ngritur shqetësime të mëdha mbi funksionimin e institucioneve arsimore dhe integritetin e diplomave të lëshuara nga institucionet shqiptare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...