38.5 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Apeli i GJKKO-së refuzon kërkesën e Anterio Kaloshit për dalje nga regjimi 41-biss

Apeli i Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO) ka rrëzuar kërkesën e të dënuarit me burgim të përjetshëm, Anterio Kaloshi, për dalje nga regjimi i posaçëm 41-biss. Kaloshi kishte ankimuar vendimin e mëparshëm të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, duke kërkuar shfuqizimin e urdhrit të Ministrit të Drejtësisë që e vendosi atë në këtë regjim të veçantë.

Trupa gjyqësore, e përbërë nga gjyqtarja Nertina Kosova, vendosi më 17 shtator 2024 të lërë në fuqi vendimin nr. 237, të datës 28 qershor 2024, duke konfirmuar që Anterio Kaloshi do të vazhdojë të qëndrojë në regjimin 41-biss në burgun e sigurisë së lartë.

Ky regjim i veçantë aplikohet për të burgosurit me rrezik të lartë dhe kufizon ndjeshëm të drejtat dhe aktivitetet e përditshme në institucionin e vuajtjes së dënimit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...