12.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

Gjykata e Shkodrës jep masën “Arrest me Burg” për autorin e plagosjes së dyfishtë në Malësinë e Madhe

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka vendosur sot (18 shtator) masën e sigurisë “arrest me burg” për Lulzim Rakaj, autorin e plagosjes së dyfishtë të ndodhur më 15 shtator në Malësinë e Madhe. Pala mbrojtëse kishte kërkuar masën “arrest në shtëpi”, por kjo kërkesë nuk u mor parasysh nga gjyqtari Albert Keraj, i cili pranoi kërkesën e prokurores Elsa Gjeni për të mbajtur Rakajn në “arrest me burg”.

Gjatë seancës, Rakaj pretendoi se kishte qëlluar në kushtet e vetëmbrojtjes, pasi dyshonte se Besmir Çofi dhe Avenir Hasanaj kishin armë me vete. “Më ka ruajtur Zoti që kam shpëtuar nga ata. Më ka falur Zoti”, ka deklaruar ai para gjykatës.

Plagosja e Dyfishtë

Ngjarja ndodhi më 15 shtator 2024, rreth orës 09:45, kur Besmir Çofi dhe Avenir Hasanaj u qëlluan me armë zjarri në hyrje të një lokali në fshatin Vrakë të Malësisë së Madhe. Pas një ndjekjeje prej 4 orësh, forcat speciale të FNSH arrestuan Lulzim Rakajn, teksa ai po tentonte të largohej me bashkëshorten e tij në makinë.

Njëri nga të plagosurit u qëllua në brinjë, ndërsa tjetri në këmbë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...