11.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Rritja e çmimeve në tregun imobiliar të Durrësit: Çmimet dyfishohen për apartamentet në zonat qendrore dhe bregdetare

Tregu imobiliar në Durrës ka përjetuar një rritje të ndjeshme në vitet e fundit, me çmime që janë dyfishuar në disa zona të qytetit. Vlera e apartamenteve në qendër të Durrësit dhe zonat bregdetare është rritur me të paktën 20% çdo vit gjatë katër viteve të fundit. Në qendër të qytetit, çmimi për metër katror varion tani nga 1500 deri në 2000 euro, ndërsa në vitin 2020, kjo zonë ofronte apartamente me çmime midis 800 dhe 1000 euro për metër katror.

Zonat më të shtrenjta përfshijnë “Shëtitoren Vollga” dhe qendrën e qytetit, ku çmimet për metër katror kanë arritur në 2000 euro. Ndërkohë, zona e plazhit, që përfshin Ura e Dajlanit deri në Qerret, ka parë një rritje të ngjashme, me çmime që tani variojnë nga 1100 deri në 2000 euro për metër katror.

Agjentët imobiliarë theksojnë se popullariteti në rritje i zonave bregdetare, si dhe mungesa e hapësirave të reja për ndërtim, ka nxitur kërkesën për apartamente. Blini nga turistë të huaj, si polakët, çekët dhe italianët, e kanë përforcuar këtë prirje, duke blerë apartamente për të zhvilluar turizmin përmes qiradhënies.

Investimet strategjike, si ndërtimi i portit të ri në Porto Romano dhe ndërtimi i linjës hekurudhore, pritet të rrisin më tej çmimet, duke zhvendosur banorët vendas drejt zonave periferike, ku tashmë po zhvillohen projekte të reja banimi, përfshirë ndarjen e 1000 apartamenteve për të prekurit nga tërmeti.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...