23.4 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

Arrestohen tre të rinj për vjedhje të çantave dhe aksesorëve në Tiranë me vlerë prej 15 mijë euro

Policia e Tiranës ka arrestuar tre të rinj në kuadër të operacionit “Falco”, të akuzuar për vjedhje në një banesë në zonën e Astirit, ku kanë marrë çanta dhe aksesorë me vlerë rreth 15 mijë euro. Të arrestuarit janë Leonard Balla (25 vjeç), Denis Myftari (23 vjeç) dhe Ervin Xaka (21 vjeç), të tre banues në Fushë-Krujë. Gjithashtu, policia ka vënë në pranga dhe Florjan Çelën (34 vjeç), pronar i një argjendarie, i cili dyshohet se ka blerë sendet e vjedhura.

Sipas hetimeve, ngjarja ka ndodhur më 13 shtator 2024, kur një nga të arrestuarit, Leonard Balla, ka hyrë në një banesë dhe ka vjedhur sende me vlerë. Denis Myftari ka ndihmuar duke ruajtur vendin, ndërsa Ervin Xaka ka siguruar largimin e tyre me makinë. Një pjesë e sendeve të vjedhura u gjetën në dyqanin e Florjan Çelës dhe u sekuestruan si prova materiale. Materialet i janë dorëzuar Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...