26.3 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Dënime të ashpra nga Komisioni i Disiplinës për incidentin ku Dajlani u godit nga tribuna

Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka publikuar vendimet lidhur me shkeljet e disiplinës në futbollin vendas, bazuar në incidentet e fundit. Klubi i Laçit është ndëshkuar rëndë, pasi gjatë një ndeshjeje një zyrtar i Partizanit, Ildi Dajlani, u godit me një send të hedhur nga tribuna.

Si pasojë, klubi i Laçit është dënuar me katër ndeshje pa praninë e spektatorëve dhe një gjobë prej 300,000 lekësh të rinj. Po ashtu, presidenti i klubit, Pashk Laskaj, është ndaluar të marrë pjesë në katër ndeshje në çdo stadium. Klubi bardhezi duhet gjithashtu të dorëzojë një listë zyrtarësh që do të jenë të pranishëm në tribunë, pranë delegatit të ndeshjes.

Përveç kësaj, edhe AF Elbasani është ndëshkuar me një gjobë prej 400,000 lekësh të rinj për sjelljen e papërshtatshme të tifozëve, ndërsa KF Tirana është gjobitur me 100,000 lekë për sjellje të ngjashme. Të dyja klubet janë detyruar të mbulojnë dëmet e shkaktuara në “Air Albania Stadium” gjatë ndeshjes së tyre të fundit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...