36.1 C
Tiranë
Sunday, August 30, 2026

Sekuestrohet 93 Kg Kokainë në Itali, arrestohet një Shqiptar i përfshirë në trafik droge

Policia italiane ka finalizuar një operacion të rëndësishëm në provincat e Monzës dhe Milanos, duke sekuestruar 93 kilogramë kokainë të pastër. Një shqiptar 31-vjeçar është arrestuar, i dyshuar për përfshirje në një rrjet të organizuar kriminal të trafikut të drogës. Vlera e lëndës narkotike në tregun e pakicës vlerësohet të jetë rreth 4 milionë euro nëse do të shitej në doza.

Operacioni, i cili u krye në një apartament në Seregno, zona e Brianza, u konfirmua më 17 shtator. Ndërhyrja erdhi pas një hetimi për trafikun dhe shpërndarjen e drogës në sheshet e provincave Monza dhe Milano, dhe u koordinua nga Prokuroria e Monzës.

Operacioni u zhvillua nga Drejtoria e Policisë së Milanos gjatë natës mes të dielës dhe të hënës. Ndërkohë, hetimet janë ende në zhvillim dhe autoritetet italiane janë në kërkim të drejtuesve të mundshëm të kartelit të drogës me të cilin i arrestuari ka pasur lidhje. Emri i të dyshuarit nuk është publikuar për shkak të vazhdimësisë së operacionit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...