25.4 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Tragjedi në Nikoliq të Hasit: Familja Lushi hap dyert e mortit për Rexh dhe Fatime Lushi që u dogjen në banesë

Në fshatin Nikoliq të Hasit, familja Lushi ka hapur sot dyert e mortit për të ndjerët Rexh Lushi, 57 vjeç, dhe nënën e tij, Fatime Lushi, të cilët humbën jetën tragjikisht pas një zjarri që përfshiu banesën e tyre në orët e para të 19 shtatorit. Banorët e fshatit dhe të afërmit e viktimave janë të tronditur nga ngjarja dhe kanë treguar momentet e tmerrshme të asaj nate.

Një bashkëfshatar, Shkozet Bebexhia, tregoi se nuk kishte asnjë mundësi për të ndihmuar gjatë incidentit. Ai përshkroi se si bashkëshortja e Rexhit, pasi kishte dalë nga shtëpia, e kishte thirrur atë për të dalë jashtë, por nuk kishte marrë përgjigje. “Rexha jetonte këtu me nënën dhe bashkëshorten. Fëmijët dhe vëllezërit e tij janë në emigrim, në Angli. Në mesnatë, pasi kishte dalë jashtë dhe lajmëruar policinë, ai u fut përsëri në shtëpi për të shpëtuar nënën, por fatkeqësisht nuk doli më,” rrëfeu Bebexhia.

Fqinjët treguan se trupat e viktimave u gjetën në gjendje të rëndë. Neritan Koka, një tjetër banor i fshatit, tha: “Rexhën e gjetëm në kuzhinë, duke u djegur. E nxorëm jashtë, por ai ishte plotësisht i dëmtuar, i shkrirë.”

Dyshimet e banorëve janë se zjarri është shkaktuar nga një problem me energjinë elektrike. “Zjarri mund të ketë ardhur nga energjia, sepse nuk kishte ndonjë problem tjetër. Fatimja ishte 82 vjeç, ndërsa Rexha 57 për 58,” shtoi Bebexhia.

Ndërkohë, kushëriri i viktimave, Kadri Lushi, mes dhimbjes dhe dëshpërimit tregoi se Rexha e sakrifikoi jetën për të shpëtuar nënën. “Kur morëm vesh për ngjarjen, gruaja tregoi se Rexha kishte hyrë brenda për të shpëtuar nënën dhe nuk doli më. Ishte një tragjedi e madhe, Rexha vdiq për nënën e tij. Ai kishte tre fëmijë në emigrim, dy në Londër dhe një në Francë. Dhimbja është e papërshkrueshme,” tha Kadri Lushi.

Kjo ngjarje tragjike ka lënë një plagë të thellë në komunitetin e fshatit, ndërsa grupi hetimor vijon hetimet për të përcaktuar shkaqet e zjarrit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...