21.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

Tragjedia në Has: Zjarri mori jetën e nënës dhe të birit, qeveria i jep familjes 10 milionë lekë

Një ngjarje tragjike ndodhi në fshatin Nikoliq të Hasit, ku humbën jetën Fatime Lushi, 82 vjeçe, dhe i biri i saj, Rexh Lushi, 57 vjeç, si pasojë e flakëve që përpinë banesën e tyre gjatë natës. Vetëm bashkëshortja e Rexhës arriti të shpëtojë nga zjarri.

Kryetari i Bashkisë së Hasit, Miftar Dauti, ka deklaruar se ndihma nga Drejtoria e Përgjithshme e Emergjencave Civile, qeveria dhe bashkia kanë qenë të menjëhershme në mbështetje të familjes së prekur. Ai sqaroi se ndihmat nga emergjencat civile kanë mbërritur në vendngjarje, ndërsa qeveria ka vendosur të japë një ndihmë prej 500 mijë lekësh për viktimat. Bashkia e Hasit do të mbulojë gjithashtu shpenzimet e varrimit.

Dauti kujtoi zjarrin e tmerrshëm që përpiu banesën në orët e para të mëngjesit, rreth orës 02:00, duke shtuar se, edhe pse shkaku ende nuk është konfirmuar plotësisht, dyshimet kryesore janë mbi një shkëndijë elektrike, me shumë gjasë nga një rezistencë e lënë ndezur nga e moshuara. “100% them se ka qenë shkëndijë elektrike,” deklaroi Dauti, duke shtuar se një rezistencë e gjetur në vendin e ngjarjes e mbështet këtë teori.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...

Dy medalje ari në Bolonja, Mikaela Skandaj konfirmon dominimin: 72 trofe në karrierë

0
Në një realitet ku sporti shqiptar shpesh zhvillohet mes vështirësive strukturore dhe sakrificave individuale, emra të veçantë arrijnë të tejkalojnë kufijtë e statistikave dhe...

“Ne i kemi të gjitha kartat”, Donald Trump sinjalizon forcë ndaj Iranit mes tensioneve...

0
Shtëpia e Bardhë ka publikuar një imazh të presidentit amerikan Donald Trump duke mbajtur karta me mbishkrimin “Unë i kam të gjitha kartat”, një...