27.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Gjykata e Kukësit lë në fuqi masat për 22 efektivët e Policisë vidhnin paratë e gjobave

Gjykata e Kukësit ka konfirmuar masat ndaj 22 efektivëve të policisë rrugore të cilët akuzohen për vjedhje të parave të gjobave të drejtuesve të automjeteve me targa të huaja në Rrugën e Kombit gjatë vitit të kaluar. Seanca, e cila zgjati mbi 9 orë, u përqendrua në shqyrtimin e provave të organit të akuzës, ndërsa avokatët mbrojtës paraqitën argumentet e tyre lidhur me veprimet apo mosveprimet e të akuzuarve.

Të akuzuarit shprehën kundërshtime lidhur me akuzat, çka ndikoi në zgjatjen e seancës. Në përfundim, gjykata vendosi të mos ndryshojë masat e sigurisë për efektivët e përfshirë në skemën e vjedhjes, ku akuzohet se paratë e gjobave të paguara nga drejtuesit e automjeteve, kryesisht nga shqiptarë të Kosovës, nuk ishin arkëtuar në zyrat e financave siç duhej.

Hetimet zbuluan skemën pasi një shqiptar i Kosovës, i cili ishte ndaluar për herë të dytë, rezultoi ende debitor për një gjobë që kishte paguar më parë. Në mesin e të akuzuarve është edhe Gramoz Dafku, ish-shef i seksionit të qarkullimit në Rrugën e Kombit.

Skema e vjedhjes së parave dyshohet të ketë ndodhur gjatë vitit 2023, dhe deri më tani janë sekuestruar procesverbale dhe materiale të tjera nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) për të dokumentuar veprën penale. Në total, janë identifikuar 160 gjoba në vlerë rreth 1.3 milionë lekë, ndërsa me kamatë vonesat, shuma arrin në 2.2 milionë lekë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...