Britania e Madhe po përballet me pasoja të rënda nga moti i keq, me paralajmërime për përmbytje të reja këtë të hënë pasdite. Reshjet e dendura gjatë fundjavës kanë shkaktuar përmbytje në disa rrugë kryesore, ndërsa 13 shkolla janë mbyllur për shkak të kushteve të vështira.
Autoritetet kanë bërë thirrje që banorët e zonave të prekura të marrin masa për të mbrojtur banesat e tyre nga përmbytjet e mundshme. Megjithatë, deri më tani, nuk raportohen të lënduar apo viktima nga situata e krijuar.