13.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Salianji në Komisionin e Sigurisë: Ardi Veliu nuk lexonte Abetaren, policia e shtetit është bërë copë

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, gjatë një fjalimi të ashpër në Komisionin e Sigurisë, kritikoi fort Policinë e Shtetit dhe ish-drejtorin e saj, Ardi Veliu. Sipas Salianjit, Veliu ishte aq i paaftë sa “nuk lexonte dot as abetaren,” një koment që synonte të nënvizonte mungesën e profesionalizmit në krye të institucionit.

Gjithashtu, ai përmendi një nga incidentet më të rënda të drejtorisë së policisë nën udhëheqjen e Veliut – vrasjen e Klodian Rashës – duke kujtuar që Veliu kishte deklaruar gabimisht se i riu ishte i armatosur. Salianji theksoi se Policia e Shtetit është degraduar në atë pikë që është bërë “copë,” dhe se nuk ka treguar aftësinë për të arrestuar drejtuesit e organizatave kriminale.

Ervin Salianji: Ardi Veliu nuk lexonte abetaren. Ai tha se vrasja e Klodian Rashës ndodhi sepse kishte pistoletë në dorë. Struktura e Policisë së Shtetit është bërë copë. Nuk janë arrestuar krerë të organizatave kriminale.
Nasip Naço vdes të vijë prapë me ne. Të thashë dhe njëherë që hajde tek ne, sepse po shikon veç lëvizjet tona. Drejtuesi i SPAK ka thënë se operacionet e policisë dekonspirohen. Krimi zgjedh drejtuesit e policisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...