31.5 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Tabaku takohet me homologun Italian: Roli i opozitës dhe procesi zgjedhor janë kyçe për Integrimin e Shqipërisë në BE

Kryetarja e Komisionit për Çështjet Evropiane, Jorida Tabaku, zhvilloi një takim të rëndësishëm me homologun e saj italian, senatorin Gulio Terzi di Sant’Agata. Në një konferencë të përbashkët për media, Tabaku theksoi dy çështje kryesore që ajo ngriti gjatë bisedës: roli i opozitës në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe rëndësia e standardeve të larta për procesin zgjedhor.

Tabaku u shpreh se një vend që synon hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian nuk mund të ketë zgjedhje që nuk përmbushin standardet evropiane. Ajo theksoi se roli i opozitës në procesin politik dhe parlamentar është thelbësor për demokracinë dhe përparimin e vendit drejt integrimit në BE.

“Kemi forcuar marrëdhëniet miqësore me Italinë dhe senatorin Terzi, duke e çuar këtë bashkëpunim në një nivel të ri. Shqipëria është pjesë gjeografike e Evropës dhe, si përfaqësuese e opozitës, unë konfirmova që e ardhmja jonë është vetëm përmes këtij procesi integrues,” u shpreh Tabaku. Ajo nënvizoi gjithashtu rëndësinë e zgjedhjeve të ardhshme, duke theksuar se për herë të parë, shumë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit do të kenë mundësinë të votojnë në procesin elektoral.

Nga ana e tij, senatori italian Giulio Terzi vlerësoi marrëdhëniet politike mes Shqipërisë dhe Italisë, duke theksuar se ato janë në nivelin më të lartë

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kapet me 1.68 kg kokainë në Tiranë! Policia arreston 44-vjeçarin që dyshohet se furnizonte...

0
Një tjetër goditje ndaj trafikut dhe shpërndarjes së drogave të forta është finalizuar nga Policia e Tiranës, e cila ka arrestuar një 44-vjeçar të...

Horoskopi ditor, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 20 Qershor 2026 ♈ Dashi Energjia juaj është e lartë dhe ju ndihmon të përballoni me sukses sfidat e ditës. Në punë mund...

Parashikimi I motit, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Për 20 qershorin, moti parashikohet kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë në të gjithë vendin, me temperatura tipike verore. Në zonat bregdetare do të...

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...