7.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

Shqipëria hyn në fazen vendimtare të negociatave me BE, konferenca e dytë ndërqeveritare më 15 Tetor

Më 15 tetor, Shqipëria do të fillojë negociatat për kapitujt themelorë të anëtarësimit me Bashkimin Evropian, pasi të gjitha vendet anëtare të BE-së, përfshirë Greqinë, kanë dhënë pëlqimin e tyre. Burime pranë parlamentit shqiptar konfirmojnë se qeveria do të dorëzojë më 2 tetor pozicionin e saj negociues në Bruksel, duke vendosur bazat për zhvillimin e konferencës së dytë ndërqeveritare.

Kapitujt themelorë janë tejet të rëndësishëm pasi mbulojnë fusha kyçe të integrimit, si shteti ligjor, reforma në drejtësi, zgjedhjet, demokracia dhe ekonomia. Pjesëmarrja e parlamentit shqiptar në këtë fazë të re është një zhvillim i rëndësishëm, me kryetaren e komisionit të integrimit, Jorida Tabakun, e cila ka njoftuar se negociatat do të zhvillohen gjatë mesit të muajit tetor. Tabaku gjithashtu u ka kujtuar anëtarëve të komisionit që dokumenti negociues i qeverisë është konfidencial dhe secili prej tyre ka nënshkruar një angazhim për moszbulimin e tij.

Shqipëria zyrtarisht hapi negociatat për anëtarësim në BE në korrik të vitit 2022. Që nga ai moment, shteti shqiptar ka qenë i angazhuar në procesin e shqyrtimit analitik të legjislacionit, të njohur si “Screening”. Pas përfundimit të kësaj faze, Shqipëria është e gatshme të fillojë bisedimet për cluster-in e parë, i cili përfshin kapitujt më të rëndësishëm të integrimit.

Megjithatë, ky proces nuk ka qenë pa sfida. Rruga e Shqipërisë drejt kësaj faze të re u pengua përkohësisht nga vetoja e Greqisë, e cila ishte lidhur me arrestimin e Alfred Belerit, një minoritar grek që fitoi bashkinë e Himarës, por u dënua për korrupsion zgjedhor. Sidoqoftë, duket se ngërçi është tejkaluar dhe Shqipëria tani është në prag të hapjes së negociatave.

Hapja e kapitujve themelorë do të jetë një moment kyç në përpjekjet e Shqipërisë për t’u anëtarësuar në BE, duke sjellë vendin më afër përmbushjes së objektivave të saj për integrim evropian.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...

Dy medalje ari në Bolonja, Mikaela Skandaj konfirmon dominimin: 72 trofe në karrierë

0
Në një realitet ku sporti shqiptar shpesh zhvillohet mes vështirësive strukturore dhe sakrificave individuale, emra të veçantë arrijnë të tejkalojnë kufijtë e statistikave dhe...

“Ne i kemi të gjitha kartat”, Donald Trump sinjalizon forcë ndaj Iranit mes tensioneve...

0
Shtëpia e Bardhë ka publikuar një imazh të presidentit amerikan Donald Trump duke mbajtur karta me mbishkrimin “Unë i kam të gjitha kartat”, një...