25.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Berisha akuzon Ramën për varfërimin e qytetarëve Shqiptarë: “Rrogat në rajon janë ende më të larta”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalimit të tij në protestën maratonë të organizuar te ‘Rruga e Shpresës’, akuzoi Kryeministrin Edi Rama për rritje të jashtëzakonshme të pasurisë personale, ndërkohë që qytetarët shqiptarë vazhdojnë të kenë pagat më të ulëta në rajon. Berisha theksoi se ndërsa rritja e pagave është përmendur nga qeveria si një sukses, diferenca me vendet e tjera të rajonit mbetet e njëjtë si më parë.

Fjala e Berishës:

“Po, po, Edi Rama ka rritur pasuritë e tij me dhjetëra herë, ndërsa qytetarët vazhdojnë të mbeten në varfëri. Belinda Balluku dhe Erion Veliaj, së bashku me një rreth të ngushtë të pasuruar, kanë përfituar nga kjo situatë. Ndërkohë, qytetarët shqiptarë nuk kanë përfituar asgjë nga rritja e prodhimit të brendshëm bruto (GDP). Çfarë përfituat ju nga kjo rritje? Vetëm një ndëshkim!

Ndëshkimi ka ardhur në formën e rritjes së tmerrshme të çmimeve të ushqimeve dhe shpenzimeve të tjera. Çmimet kanë arritur nivele marramendëse, që variojnë nga 10% deri në 250% më të larta sesa mesatarja në Bashkimin Evropian. Kjo situatë është parajsë për qeveritarët dhe oligarkët, por ndëshkim dhe varfërim për qytetarët.

Sot, Edi Rama mburret se një mësues merr 950 euro, por realiteti është se ne ende kemi rrogat më të ulëta në rajon. 11 vite më parë, ishim në krye të rajonit për pagat. Rrogat ishin të larta për qytetarët, jo për oligarkët dhe politikanët.”

Berisha përfundoi duke theksuar se diferenca e pagave me vendet e rajonit ka mbetur e njëjtë, edhe pas pretendimeve të qeverisë për rritje të pagave, duke argumentuar se Shqipëria ka ngecur ekonomikisht përballë përparimit të vendeve fqinje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...