25.8 C
Tiranë
Wednesday, September 2, 2026

Zbulohen detaje të reja nga operacioni i SPAK në Durrës: Arrestohen 2 persona në trafikun e drogës

Janë zbuluar detaje të reja nga operacioni i shumëpritur i SPAK në zonën e Manzës në Durrës, ku u arrestuan vetëm dy individë, Arjanit Maloku dhe Jurgen Kaçuri. Të dy ata, në bashkëpunim me individë të tjerë shqiptarë dhe italianë, dyshohet se janë angazhuar në veprimtari kriminale të trafikut të drogës në Itali, Zvicër dhe vende të tjera, ndërsa një pjesë e shumave të parave të fituara nga ky aktivitet janë shpenzuar në Shqipëri.

Arjanit Maloku, i njohur për hapjen e një biznesi karburanti në vitin 2011 në zonën e Fushë-Krujës, ka themeluar kompaninë “Gorica”, e cila aktualisht është me status ekonomik të pezulluar dhe nuk ushtron aktivitet tregtar. Ai dhe Jurgen Kaçuri ishin pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që trafikonte kokainë nga vendet e Amerikës Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Evropian, kryesisht në Itali.

Sipas SPAK, grupi është shkatërruar gjatë një operacioni të përbashkët ndërkombëtar të ndërmarrë njëkohësisht në katër shtete. Deri tani janë lëshuar 61 urdhër-arreste, ndërsa janë arrestuar 21 persona, përfshirë edhe shtetas shqiptarë të dyshuar. Autoritetet kanë realizuar këto hetime pas një periudhe 4-vjeçare të mbledhjes së provave dhe informacionit.

Ky grup kriminal ushtroi aktivitetin e tij në Itali, Shqipëri, Poloni dhe Zvicër, me operacionin e koordinuar me Eurojust dhe Europol. Para se SPAK të ndërhynte, flitej për operacionin në Tiranë dhe Durrës për më shumë se një javë, duke sugjeruar një rrjedhje të informacionit të ndjeshëm përpara se të vihej në zbatim plani për ekzekutimin e masave të sigurisë.

Këto informacione dolën në publik sapo kreu i SPAK, Altin Dumani, vizitoi Zvicrën dhe zhvilloi një takim zyrtar me prokurorin e Përgjithshëm të këtij shteti. Ndërkohë, teksa SPAK zbriti në gjykatë për të kërkuar masat e sigurisë “arrest në burg” dhe për të kontrolluar 21 banesa, të dhënat dolën në publik, megjithëse nuk u botuan në media. Gazetarët prisnin një njoftim zyrtar nga SPAK, por, siç ka ndodhur edhe në raste të tjera, rrjedhja e informacionit nga dyert e SPAK dhe Gjykatës la për të dëshiruar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...