22.1 C
Tiranë
Friday, June 19, 2026

SPAK operacion të gjerë kundër trafikut të drogës, kontrolle në Manzë

Shqipëria, më 25 Shtator 2024 – SPAK, në bashkëpunim me prokurorinë italiane dhe agjencitë e huaja ligjzbatuese, ka zhvilluar një operacion të madh për çështjet e trafikut të drogës, duke rezultuar në firmosjen e disa urdhër-arresteve për individë të përfshirë në trafikun e kokainës. Ky operacion, i realizuar mbrëmjen e të martës dhe paraditen e të mërkurës, u fokusua në zonën e Manzës, ku gjithashtu u kontrolluan disa banesa me vendim gjykate.

Mediat italiane raportojnë se në territorin e Italisë janë lëshuar 60 urdhër-arreste për personat e lidhur me këtë aktivitet kriminal, i cili përfshin si trafikimin e drogës ashtu edhe pastrimin e parave. Vlera totale e përfitimeve nga aktivitetet e supozuara kriminale të këtij grupi arrin deri në 60 milionë euro. Sipas burimeve, grupi kriminal kishte selinë e tij në Shqipëri, me degë të organizuara në të gjithë territorin kombëtar.

Grupi dyshohet se e trafikonte drogën nga Amerika e Jugut në Itali, duke përdorur rrugët e transportit tregtar dhe më pas duke e transportuar me kamionë në Spanjë dhe Holandë. Sasitë e mëdha të kokainës, sapo arrinin në Itali, ruheshin në pesë baza logjistike dhe operative të shpërndara në Brescia, Romano di Lombardia, Palazzolo sull’Oglio, si dhe në komuna të tjera të Italisë veriore dhe qendrore, si Varese dhe Pisa.

Në këto qendra, drejtuesit e depozitave grumbullonin paratë e përfituara nga shitja e lëndëve narkotike, të cilat u dorëzoheshin një shoqate paralele italo-kineze. Kjo shoqatë ofronte shërbime bankare të fshehta për transferimin e kapitalit të paligjshëm jashtë vendit. Një sasi e madhe parash nga trafiku i drogës kalonte, përmes një shtetasi kinez që jetonte në zonën e Breshias, në një sistem kompleks pastrimi parash që ai kishte ngritur përmes faturave të rreme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...