22.3 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

“Ju prezantoj me lumturitë e mia,”, Olta Gixhari ndan fotot e rralla me familjen

Aktorja e njohur Olta Gixhari, megjithëse një personazh shumë aktiv në rrjetet sociale, gjithmonë ka tentuar ta mbajë jetën e saj private larg vëmendjes së publikut. Kohët e fundit, ajo ndau disa momente familjare me ndjekësit e saj duke postuar foto me fëmijët. “Ju prezantoj me lumturitë e mia,” ka shkruar Olta në përshkrimin e fotove, ndërsa nuk ka nguruar të përmendë edhe lodhjen që vjen me të qenit nënë. Ajo shtoi me humor: “Ps: Injoroni rrathët e mi të syve, do vijë dita që edhe unë do fle.”

Olta dhe familja e saj kanë vendosur të kalojnë disa kohë së bashku, dhe ky lajm është ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale. Kujtojmë që pas përfundimit të “Big Brother VIP”, Olta u bë nënë për herë të dytë, duke mirëpritur në jetë një djalë. Gjatë kësaj kohe, ajo është fokusuar tek familja dhe roli i saj si nënë, duke mos u angazhuar në projekte televizive.

Në një intervistë të fundit, Gixhari ndau mendimet e saj mbi mëmësinë dhe sfidat e saj personale. Ajo tregoi se para se të bëhej nënë, shpesh dëgjonte komente nga njerëzit që nuk besonin se ajo do të merrte këtë rol. “Para se të mirëprisia në jetë fëmijët, njerëzit më thoshin ‘Ti mami? Kurrë!’. Më vrisnin ato fjalë, por mëmësia është e vetmja gjë që mua më bën të mos fluturoj,” u shpreh Olta. Aktorja rrëfeu se e kishte parë veten gjithmonë si nënë, pavarësisht mendimeve të të tjerëve.Askush nuk më besonte se do të bëhesha mami. Ma thoshin me vulgaritet, dhe unë qeshja, por brenda vetes më vriste shumë. Mëmësia është e vetmja gjë që më bën të qëndroj e fortë.

Olta foli gjithashtu për periudhën kur vendosi të largohej nga Shqipëria dhe të jetonte në Spanjë, një vendim që e përballi me sfida të mëdha personale. “Ishte një periudhë shumë e vështirë. Hoqa dorë nga gjithçka, shita biznesin, u shkëputa nga teatri, lashë projektet që kisha dhe shkova të jetoja në Spanjë. Brenda 24 orësh, isha një grua shtatzënë dhe pas disa muajsh isha një nënë me një bebe që vetëm qante. Po çmendesha!” tregoi ish-banorja e BBV.

Ndër të tjera, Gixhari foli për marrëdhënien e saj me bashkëshortin, duke e përshkruar atë si një mbështetje të palëkundur. “Ai është njëri që nuk të ndërhyn në lirinë tënde, nuk të ndërhyn në zgjedhjet që bën. Ai të thotë: ‘Unë mendoj kështu, por ti vepro si të duket më mirë për ty.’ Por, nëse ai nuk më jep fjalën finale, unë nuk vazhdoj dot. Ai ka këtë fuqi tek unë. Ai është mashkulli ideal që çdo grua do të dëshironte,” u shpreh Gixhari.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...