10.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Publikimi i dosjes hetimore të ku 1 person humbi jeten pasi donte të vendoste eksploziv tek anija rivale Sarandë

Është bërë publike dosja e plotë hetimore lidhur me ngjarjen e rëndë në Sarandë, ku në muajin qershor humbi jetën Armandi Nelaj, ndërsa tentonte të vendoste eksploziv në një anije udhëtarësh. Sipas hetimeve, Nelaj dhe bashkëpunëtori i tij, Erdion Muho, ishin përfshirë në një plan për të sabotuar tragetin “Kristi”, pjesë e linjës Sarandë-Korfuz. Ngjarja u zhvillua mbrëmjen e 24 qershorit në portin e Sarandës, ku Nelaj humbi jetën gjatë tentativës për të vendosur eksplozivin.

Sipas prokurorisë, dy ditë përpara ngjarjes, Nelaj dhe Muho janë fiksuar nga kamerat e sigurisë duke blerë pajisje zhytjeje dhe pajisje të tjera të nevojshme për realizimin e sabotazhit. Dosja përmban prova të rëndësishme, përfshirë pamjet filmike dhe dëshmitë e dy turistëve të huaj, një belg dhe një anglez, të cilët ishin ndër të fundit që komunikuan me Nelajn përpara shpërthimit.

Turistët panë Nelajn në një varkë pa ndriçim teksa tërhiqte dy çanta të zeza në ujë. Ai i kishte paralajmëruar të largoheshin dhe vetëm pak sekonda më vonë, ata dëgjuan shpërthimin fatal. Pas njoftimit të policisë kufitare, trupi i pajetë i Nelajt u nxor në breg bashkë me varkën e shkatërruar.

Hetimet tregojnë se motivi i kësaj tentative ishte konkurrenca për linjën detare Sarandë-Korfuz, ku kompania e prekur nga sabotimi ishte Finikas Lines. Në vitin 2020, anijet e kësaj kompanie janë goditur edhe më parë, përfshirë një incident ku një traget u qëllua me armë nga toka në zonën e Ksamilit.

Erdion Muho, bashkëpunëtori i arrestuar i Nelajt, u kap pas një përpjekjeje për t’u larguar drejt Greqisë, duke u përpjekur të krijonte një alibi për veten. Ai kishte ndërruar aparatin celular, por hetuesit arritën të rikuperojnë komunikimet e tij, të cilat përfshinin diskutime dhe informacione për kompaninë Finikas.

Gjykata e Apelit ka refuzuar lirimin me garanci pasurore të Muhos, duke e mbajtur në burg ndërkohë që hetimet po zgjerohen për të përfshirë edhe prova të tjera të mundshme mbi implikimin e tij dhe personave të tjerë të përfshirë në ngjarje.

Prokuroria e Sarandës pritet të vazhdojë hetimet për këtë rast, që përfshin jo vetëm tentativën për sabotimin e linjës detare, por edhe për të ndriçuar lidhjet e mundshme me sulme të tjera të mëparshme ndaj Finikas Lines.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...