28.6 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Bylykbashi: Arrestimet politike të Berishës dhe Salianjit shkelje e vijave të kuqe, Rama po shkatërron Demokracinë

Oerd Bylykbashi, drejtuesi politik i qarkut të Durrësit për Partinë Demokratike, zhvilloi një takim me anëtarët e kryesisë dhe kryetarët e grupseksioneve në Fushë Krujë, ku shprehu shqetësim të thellë për krizën politike që po kalon vendi. Gjatë fjalimit të tij, Bylykbashi dënoi ashpër veprimet e qeverisë së Edi Ramës, duke theksuar se arrestimi politik i kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhe burgosja e Ervin Salianjit, nënkryetarit të grupit parlamentar të PD-së, përfaqësojnë një shkelje flagrante të të drejtave dhe lirisë demokratike.

Në takimin me anëtarët e kryesisë dhe kryetarët e grupseksioneve në Fushë Krujë, u trajtua me shqetësim të thellë kriza e paprecedent që po kalon vendi ynë dhe demokracia jonë.
Arrestimi politik i Kryetarit të Opozitës, Prof. Dr. Sali Berisha, dhe burgosja politike e nënkryetarit të Grupit Parlamentar, Ervin Salianji, përbëjnë një tejkalim të qartë të vijave të kuqe. Kjo situatë kërkon një reagim të fortë, të qartë dhe të organizuar nga ana jonë.
Me Edi Ramën në pushtet, vendi është i privuar nga zgjedhjet e lira, pluralizmi politik, dhe shteti i së drejtës. Nuk ekzistojnë më as Kushtetuta, Drejtësia, apo liritë themelore të qytetarëve. Rrëzimi i tij është i domosdoshëm për rikthimin e vlerave demokratike dhe rendit kushtetues.

Ai bëri thirrje për një reagim të organizuar, të fuqishëm dhe të qartë nga radhët e opozitës për t’u përballur me këtë situatë, duke theksuar se vendi është përballë një krize të paprecedent në historinë e tij politike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...