14.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

“Më tradhtoti!”/ Gjykata vendos burg pa afat për Bledar Trëmdafilin pasi i vendisi flakën bashkëshortes

Gjykata ka vendosur të lërë në burg pa afat 45-vjeçarin Bledar Trëndafili, i cili akuzohet për vrasje me dashje për shkak të marrëdhënieve familjare. Më 31 gusht, Trëndafili spërkati me benzinë dhe i vendosi flakën bashkëshortes së tij, Melisa Trëndafili. Para trupit gjykues, ai shprehu pendesë, madje shpërtheu në lot, duke thënë:

“Jam penduar për atë që kam bërë, por nuk jam në gjendje të shpjegoj pse shkova në atë akt.”

“Të gjitha këto e kanë rënduar gjendjen time psikologjike. Madje, ditën që ndodhi ngjarja, kam shkuar për t’i kërkuar të më lejonte të takoja fëmijët,” tha ai.

Motivet kryesore të krimit duket se lidhen me dyshimet për tradhti nga ana e bashkëshortes, si dhe me pretendimet e tij se ajo i kishte ndaluar takimet me fëmijët. Trëndafili theksoi se këto faktorë kishin rënduar gjendjen e tij psikologjike, duke shtuar se ditën e ngjarjes ai kishte shkuar për t’i kërkuar që të lejonte kontaktet me fëmijët.

Çifti ishte në proces divorci për shkak të dhunës që Bledar Trëndafili kishte ushtruar ndaj bashkëshortes së tij. Melisa Trëndafili, e cila jetonte me dy fëmijët e mitur në një banesë me qira në lagjen 1 të Korçës, po përballej me procedurat gjyqësore për ndarjen. Ditën e ngjarjes, Bledar Trëndafili u rikthye për të kërkuar që ajo të hiqte dorë nga procesi i divorcit. Gjatë bisedës, ai e sulmoi brutalisht duke e spërkatur me benzinë dhe duke i vënë flakën.

Gruaja qëndroi për ditë të tëra në spitalin e Traumës për trajtim të specializuar, por fatmirësisht është rikuperuar dhe ndodhet në gjendje më të mirë shëndetësore në banesën e saj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...