22.4 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Albin Kurti: Duhet të luftojmë për çdo votë besimi dhe të ruajmë mbështetjen masive

Kryeministri Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, i bëri thirrje bashkëpartiakëve të tij që të jenë të kujdesshëm, pasi ai parashikon fushata shpifëse që synojnë të minimizojnë mbështetjen masive që gëzon qeveria e tij. Ai theksoi se pavarësisht mbështetjes së madhe, zgjedhjet e ardhshme fillojnë nga zero dhe është e domosdoshme që qytetarët të bindën për vazhdimin e rrugës së ndryshimeve dhe transformimeve.

Ne duhet të luftojmë për çdo votë besimi të qytetarit dhe t’i bindim ata që ne jemi të përkushtuar për të vazhduar rrugën tonë të ndryshimit që e kemi nisur. Shumica dërmuese e popullsisë vazhdon të na mbështesë, por për zgjedhjet e ardhshme, të gjithë fillojnë nga numri zero,” tha Kurti, duke paralajmëruar që forca të ndryshme do të përpiqen të zbehin këtë mbështetje përmes shpifjeve dhe fushatave negative.

Kurti gjithashtu shprehu mirënjohjen e tij për bashkëpunimin me presidenten Vjosa Osmani dhe partitë partnere “Guxo” dhe “Alternativa”, duke konfirmuar se në zgjedhjet e ardhshme ata do të jenë sërish në koalicion. “Me Guxo dhe Alternativën do të jemi bashkë në koalicion ashtu siç kemi qenë bashkë në fushatë, në fitore, në qeverisje. Së bashku sërish në një listë për zgjedhjet e ardhshme,” tha ai.

Në fjalën e tij, Kurti foli edhe për përparimet e qeverisë së tij, përfshirë rritjen e pagës minimale dhe rritjen ekonomike, duke theksuar se këto arritje nuk janë bërë në kurriz të procesit demokratik. Ai gjithashtu shtoi se pavarësisht kërcënimeve dhe tentimeve për destabilizim nga Serbia, qeveria e tij ka arritur të ruajë sigurinë dhe stabilitetin.

“Rritjen ekonomike dhe përparimin demokratik nuk e kemi bërë në kurriz të procesit demokratik. Përkundrazi, kërcënimet më të mëdha të sigurisë i kemi pasur pikërisht gjatë qeverisjes tonë, por falë punës sonë kemi arritur të sigurojmë stabilitet për të gjithë,” përfundoi Kurti.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...