Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar përmes një postimi lidhur me protestën e dhunshme të opozitës, duke kritikuar ashpër veprimet e protestuesve. Në postimin e tij, Braçe thekson se opozita ka humbur mbështetjen e popullit për herë të përsëritur, duke shtuar se dhuna nuk ka justifikim.
“Këta janë, kaq janë; populli i braktisi edhe një herë, si përherë! A ka ndryshim? Mbase: nga përdorimi i forcës vdekjeprurëse të shtetit përmes armëve të zjarrit kundër protestuesve, tek përdorimi i dhunës vdekjeprurëse përmes armës vrastare molotov kundër shërbyesve të shtetit!”, ka shkruar Braçe, duke denoncuar ashpër sulmet me molotov ndaj policisë.