25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Aktorja Juli Emiri dhe babai i saj pësojnë djegie nga shpërthimi i një bombe molotov gjatë protestës

Aktorja e njohur, Juli Emiri, ka pësuar djegie së bashku me babain e saj si pasojë e shpërthimit të një bombe molotov gjatë tubimit të opozitës mbrëmjen e së hënës, më 7 Tetor, në kryeqytet. Sipas deklaratave të aktores, i ati i saj u përfshi nga flakët pasi një efektiv policie shtyu bombën molotov drejt turmës së protestuesve.

Aktorja ka treguar se, së bashku me protestues të tjerë, u përpoqën të shuanin flakët që kishin përfshirë trupin e babait të saj, por ajo vetë pësoi djegie. Ajo theksoi se zjarrin që kishte përfshirë babain e saj e shuan pas disa minutash, ndërsa akuzoi efektivët se “për asnjë çast nuk na hodhën ujin me të cilin shpërndanin protestuesit”.

Babi mund të kishte vdekur sot,” shkruan aktorja në rrjetet sociale, duke publikuar një video ku tregon djegiet në trupin e të atit. Kjo ngjarje ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik dhe ka nxitur diskutime mbi menaxhimin e situatave gjatë protestave.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...