24.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Studimet e fundit tregojnë përfitimet shëndetësore të kafes

Gjatë viteve të fundit, shumë studime kanë vënë në dukje përfitimet e shumta që sjell kafja për shëndetin. Një studim i fundit sugjeron se konsumimi i kafes në mëngjes jo vetëm që përmirëson kujtesën dhe largon stresin, por gjithashtu parandalon sëmundje të rrezikshme si kanceri.

Një studim i publikuar në revistën shkencore “Scientific Reports” përqendrohet te një receptor në tru që fillon të dobësohet me moshën dhe me rritjen e niveleve të stresit. Hormonet e stresit që rriten me kalimin e kohës kanë një efekt negativ mbi kujtesën tonë. Hulumtuesit nga instituti kërkimor francez “Inserm” krijuan një eksperiment ku shkaktuan këtë proces plakjeje te minjtë dhe më pas u dhanë kafeinë. Kafeina bllokoi receptorin që lidhet me stresin dhe plakjen, duke ndihmuar në stabilizimin e gjendjes mendore të minjve. Ky zbulim mund të shërbejë për kërkime të mëtejshme mbi shëndetin mendor te njerëzit.

Një tjetër studim, i publikuar nga Revista Ndërkombëtare e Kancerit, zbuloi se kafja mund të ulë rrezikun e kancerit në tru. Gjatë këtij studimi, u analizuan të dhënat e mbi 100 mijë njerëzve nga Qendra Japoneze e Shëndetit Publik, të mbledhura midis viteve 1990 dhe 2012. Shkencëtarët krahasuan konsumin e kafes dhe çajit jeshil me rrezikun e zhvillimit të tumorit në tru. Ndërsa nuk u gjet asnjë lidhje midis çajit jeshil dhe tumorit, kafja u tregua efektive në uljen e rrezikut të zhvillimit të këtij tumori në popullsinë japoneze.

Këto rezultate sugjerojnë se kafeja, përveç përfitimeve të njohura si përmirësimi i energjisë dhe vëmendjes, mund të ketë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e shëndetit mendor dhe parandalimin e sëmundjeve të rënda.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...