26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Kuvendi shtyn seancën plenare për 17 tetor, ndërkohë që Erdogan viziton Tiranën

Burime zyrtare kanë bërë me dije se seanca e planifikuar e Kuvendit të Shqipërisë për datën 10 tetor është shtyrë. Kuvendi ka njoftuar grupet parlamentare se seanca plenare do të zhvillohet më 17 tetor, me një rend dite të përbashkët sipas kalendarit të punimeve.

Ndonëse arsyet zyrtare të shtyrjes nuk janë bërë publike, vizita e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili do të ndodhet në Tiranë nesër për të inauguruar xhaminë e Namazgjasë pranë Parlamentit, mund të jetë një faktor që ka ndikuar në këtë vendim. Sakaq, pritet që disa deputetë të mazhorancës, përfshirë kryeministrin dhe ministrat, të marrin pjesë në pritjen zyrtare për presidentin Erdogan.

Në anën tjetër, Partia Demokratike kishte paralajmëruar një aksion të ri opozitar në Parlament, duke tentuar të përsërisë kaosin e dy seancave të mëparshme. Megjithatë, për momentin, njoftohet se veprimet opozitare do të mbahen për një ditë tjetër, me seancën e radhës që pritet të zhvillohet më 17 tetor.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...