22.8 C
Tiranë
Friday, June 26, 2026

Ceremonia në sheshin “Nënë Tereza”/ Rama falënderon ambasadoren e SHBA: “I ka dhënë një cilësi të re marrëdhënieve mes dy vendeve”

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalë përshëndetëse gjatë ceremonisë në kuadër të stërvitjes ushtarake “Defender Europe 2021”, e cila ka zbritur sot në sheshin “Nënë Tereza”, ku është organizuar një ditë e hapur.

Kryeministri Rama thotë se ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim i ka dhënë një cilësi të re marrëdhënieve midis dy vendeve.

“Është një nder i veçantë dhe një privilegj për mua që sot në emër të qeverisë së Republikës së Shqipërisë t’iu shpreh mirënjohjen të gjithë ushtarakëve të përfshirë në këtë stërvitje kaq domethënëse për nga përmasat dhe për nga mesazhi i saj. Njëkohësisht dëshiroj që përveç dhe përtej mirënjohjes për të gjithë djemtë dhe vajzat, burrat e gratë nën uniformë që janë përfshirë në këtë stërvitje dhe që në të njëjtën kohë përbëjnë dhe garancinë dhe sigurinë e përditshme për shqiptarët dhe për Shqipërinë me përkushtimin dhe sakrificat e tyre t’iu shpreh mirënjohjen edhe familjeve të tyre.

Familje që sakrifikojnë çdo ditë dhe që janë të parat që preken nga emocionet jo të vogla dhe jo të rralla të përfshirjes së pjesëtarëve të tyre në Forcat e Armatosura për të cilat jo çdo ditë është e qetë dhe jo çdo kohë është e sigurt. Po sot dua t’i falënderoj me mirënjohje të gjithë ushtarakët e përfshirë në këtë stërvitje kaq domethënëse nga SHBA-të dhe nga të gjitha vendet e tjera si dhe dua t’i bëj një falënderim të posaçëm përfaqësueses së qeverisë së SHBA-ve në Shqipëri, ambasadores Yuri Kim e cila me përkushtimin e saj mbresëlënës i ka dhënë një cilësi të re marrëdhënieve mes dy shteteve duke u përfshirë në vetë të parë në mbështetjen e kërkesave dhe të nevojave të vendit tonë qoftë në forcimin e kapaciteteve të mbrojtjes, qoftë të kapaciteteve tona të drejtësisë”, deklaroi kryeministri.

“Së fundi dua të nënvizoj dhe faktin që në ndërkohë edhe vetë kjo shfaqje e bukur apo ekspozitë për t’iu dhënë mundësi qytetarëve që të vijnë dhe vizitojnë nga afër gjithë këtë arsenal nuk do ishte e tillë sot nëse nuk do kishte qenë mbështetja konkrete e qeverisë së SHBA-ve për rritjen e vazhdueshme të kapaciteteve të ushtrisë shqiptarë, sa për burimet njerëzore aq dhe në aspektin e modernizimit të Forcave tona të Armatosura me mjete e logjistikë të fjalës së fundit. Unë kam shumë besim dhe bazuar në bisedat me gjeneralët që na nderuan me praninë e tyre në hapjen e kësaj stërvitjeje por dhe në bashkëbisedimin e vazhdueshëm me ambasadoren e SHBA-ve se ne do të hedhim hapa të tjerë kuptimplotë në rritjen e cilësisë së burimeve njerëzore të Forcave tona të Armatosura.

Jam shumë falënderues dhe mirënjohës për të gjithë sa janë përfshirë në këtë proces të jashtëzakonshëm aspak të lehtë të Forcave tona të Armatosura dhe me bindjen e plotë që kjo stërvitje nuk mbaron në aspektin e influencës së saj në FA–të tona me mbarimin e afatit të përcaktuar, por do vazhdojë të influencojë moralisht të gjithë ushtarakët tanë, uroj që miqësia e madhe mes Shqipërisë dhe SHBA-ve të jetë e përjetshme dhe siç tha ambasadorja të vazhdojmë të jemi krahë për krah sot, nesër e përgjithmonë”, deklaroi Rama.

 

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“America qëndron pranë Venezuelës”/ SHBA dërgon menjëherë ekipe shpëtimi dhe ndihma humanitare pas tërmeteve...

0
Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar dërgimin e menjëhershëm të ekipeve të kërkim-shpëtimit, pajisjeve mjekësore dhe ndihmës humanitare në Venezuelë, pas tërmeteve të fuqishme që...

“Mund t’ia sugjeroni për foto profili”/ Marjana Koçeku ironizon Ramën me kullën në qendër...

0
Ndryshimi i papritur i imazhit në rrjetet sociale nga kryeministri Edi Rama, i cili zëvendësoi fotot e profilit dhe të kopertinës në Facebook me...

“Bëhu ushtar i prokurorisë!” – Përplasje e fortë mes Metës dhe Kryemadhit në GJKKO,...

0
Një debat i fortë mes ish-bashkëshortëve Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi ka shoqëruar seancën e djeshme në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit...

Rama alarmon socialistët: “Mjaft me ekrane, zbrisni urgjentisht në terren!” – Kritika edhe për...

0
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar një ndryshim të menjëhershëm të mënyrës së funksionimit të Partisë Socialiste në terren, duke u dhënë porosi drejtuesve politikë...

Horoskopi ditor, e Enjte, 25 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell energji të re dhe dëshirë për të vepruar. Një mundësi interesante në punë ose në jetën personale mund të kërkojë një...