29.8 C
Tiranë
Sunday, August 16, 2026

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca: “Mendoj që Shqipëria dhe vendet e Ballkanit Perëndimor do të bëhen pjesë e BE

Ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca ndodhet në Korçë në kuadër të një turi të nisur që prej ditës së Europës nga ku ka dhënë disa mesazhe.

Ambasadori Soreca, shprehet optimist për punën e reformës në drejtësi, duke shkuar larg kur thekson se ajo po krijon shumë “Falcone”.

Ne dëshirojmë të bisedojmë me qytetarët në këto momente kaq të rëndësishme për Shqipërinë për ta çuar vendin drejt BE-së. Shqipëria ka bërë progres dhe nuk ka qenë kurrë kaq afër për fillimin e negociatave dhe ne tani mendojmë se kjo kohë tashmë ka ardhur. Më lejoni të përsëris që BE nuk ka për të qenë i plotë në rast se në të nuk do jenë pjesë vendet e Ballkanit Perëndimor. Shqipëria dhe vendet e tjera do bëhen pjesë e BE edhe prej dëshirës që kanë qytetarët.

Për mua kjo ditë është veçantë sepse 29 vite më parë në Itali u vra gjyqtari Falcone. Ai ishte personi që e krijoi këtë koncept të ndjekjes së parave. Ata e vranë Falconen por nuk mundën të vrisnin idetë dhe parimet e tij. Shqipëria ka dhënë prova në luftën kundër krimit të organizuar. Nuk është ende i mjaftueshëm. Kjo punë mjafton të çelen negociatat por duhet ende shumë punë. Sot në këtë ditë të veçantë, mund të them se mund t’ia dalim. Reforma në Drejtësi po krijon shumë Falcone në Shqipëri”, u shpreh Soreca

I pyetur për procesin e anëtarësimit në BE, Soreca deklaroi se BE nuk është i plotë në rast se në të nuk do të jenë shtetet e Ballkanit Perëndimor.

“Do të them se çfarë një miku im i ngushtë shqiptar para disa javësh. Ai është profesor dhe në moshë, dhe ai më tha se Shqipëria ka bërë një progres të madh nga 1990. Ai shtoi se vajza ime mendon që ky ritëm nuk ka qenë aq i shpejtë, kjo do të thotë që Shqipëria ka bërë shumë progres dhe tani është pranë momentit për fillimin e negociatave dhe ne vërtetë mendojmë që kjo kohë ka ardhur. BE nuk është i plotë në rast se në të nuk do të jenë shtetet e Ballkanit Perëndimor. Për këtë arsye mendoj që Shqipëria dhe vendet e Ballkanit Perëndimor do të bëhen pjesë e BE jo vetëm kur nëpërmjet zhvillimit, por dhe dëshirës së qytetarëve”, tha ambasadori.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...