34.7 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Armina Mevlani për situatën e Sali Berishës: “Kjo ngjarje nuk është përjetuar mirë, por shpresojmë për më mirë”

Dy vite pas kurorëzimit të dashurisë së tyre në martesë, Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha janë vazhdimisht në qendër të vëmendjes mediatike. Së fundmi, Armina ishte e ftuar në një emision televiziv, ku ndër të tjera u pyet për situatën aktuale të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili ndodhet nën arrest shtëpie.

Armina, si nusja e familjes Berisha, komentoi se ngjarja nuk është përjetuar mirë nga familja përtej aspektit politik, duke e cilësuar atë si të padrejtë në sytë e shumë njerëzve. Ajo shprehu shpresën se gjërat do të përmirësohen në të ardhmen.

Sigurisht përtej çështjes politike, nuk është përjetuar mirë dhe është diçka jo e drejtë në këndvështrimin e shumë njerëzve, por edhe në realitet. Megjithatë, shpresojmë për më mirë në vazhdim,” tha Armina.

Kur gazetarja e pyeti nëse ka mundësi të takohet me Sali Berishën, Armina pohoi se janë në kontakt të vazhdueshëm dhe shtoi: “Unë kam kuptuar me kalimin e kohës, qoftë në familje apo në marrëdhënie, se gjithçka është shëndeti, dhe për sa kohë që njerëzit janë të shëndetshëm dhe të fortë, do të dalë drita e diellit, e sigurt që po.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...