20.3 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Berisha paralajmëron Ramën: Mos guxo të prekësh Bardhin apo ndonjë deputet, nuk do gjesh vend mbi tokë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalimin e tij gjatë tubimit të sotëm, iu referua kërcënimit të gazetarit Sokol Balla ndaj kryetarit të grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, duke e krahasuar me fatin e Ervis Martinajt. Berisha dërgoi një paralajmërim të fortë për kryeministrin Edi Rama, duke theksuar se nëse preket qoftë edhe një fije floku e Bardhit apo e ndonjë deputeti të PD-së, për Ramën nuk do të ketë asnjë vend të sigurt.

Sipas Berishës, Rama nuk do të mund t’i mbyllë gojën opozitës për çështjet që lidhen me krimet dhe trafiqet që ai pretendon se përfshijnë kryeministrin dhe vëllain e tij, Olsi Rama. Ai shtoi se kërcënimet nuk do të ndalojnë denoncimin e këtyre akuzave dhe se ata që i bëhen zëdhënës një regjimi të tillë do të barazohen me kriminelët.

Berisha u shpreh: “Edi Rama ka lëshuar dje një kërcënim me jetë ose me burg me gojën e zëdhënësit të tij, Sokol Balla, për kryetarin e grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi. Guxon dhe i prek një qime floku të Gazment Bardhit ose të çdo deputeti, vend mbi tokë nuk do kesh. Nuk të mbrojnë dot as tunelet e Dajtit, as shpellat e Malit me Gropa.

Në vijim të fjalimit, Berisha theksoi se opozita nuk do të heshtë për trafiqet dhe krimet e pretenduara që lidhen me qeverinë dhe vëllain e kryeministrit, duke shtuar se çdo përpjekje për të mbyllur gojën e opozitës është e kotë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...