-1.5 C
Tiranë
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Adriatik Lapaj: Programe të reja për rritjen e ekonomisë dhe mbështetje për familjet

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, në një intervistë televizive, shpalosi disa pika të rëndësishme të programit të tij, i cili pritet të publikojë detaje gjatë javës së ardhshme. Ai e filloi diskutimin me angazhimin për të luftuar evazionin në sektorin e hidrokarbureve, një hap që ai beson se do t’i sjellë të ardhura të konsiderueshme shtetit. Lapaj gjithashtu njoftoi një program për rimbursimin e prodhimeve bujqësore, duke ofruar mbështetje për fermerët.

Programi ynë del brenda javës tjetër. Ne do të vijmë me propozim në çdo fushë, rikonceptim total i gjithë skemave në bujqësi, rrëzim total i skemave aktuale, duke e çuar subvencionin te pagesa për kilogram,” tha ai. Lapaj theksoi se për çdo kilogram produkti që fermerët shesin përmes faturës, shteti do t’i rimbursojë ata me një shumë të caktuar. Ai e ilustroi këtë duke thënë se nëse kostoja e domateve është 30 lekë për kilogram, shteti do t’i subvencionojë ata me 150 lekë, duke ndihmuar në gjurmimin e produktit dhe mbledhjen e tatimit mbi fitimin.

Në lidhje me mbështetje për çiftet e reja, Lapaj njoftoi një program kredie me interes 1 për qind dhe pa kolateral për ata që dëshirojnë të blejnë shtëpi. “Pika e parë quhet ‘Shtëpia ime, atdheu im’. Për çiftet e reja që martohen dhe kanë një nivel të ardhurash deri në një nivel të caktuar, do hapim një program kredie për sipërfaqe deri në 80 metra katror, pa nevojën e kolateralit,” sqaroi ai. Në rast se prona nuk shlyhet, ajo do t’i kalojë shtetit.

Dhe për fëmijët, Lapaj propozoi një sistem mbështetjeje ku, nga dita e parë deri në 18 vjeç, çdo fëmijë do të marrë një numër unik që do të shoqërohet me një kartë bankare. Shteti do të karikojë këtë kartë çdo muaj me 30 euro për të ndihmuar në blerjen e ushqimeve.

Lapaj gjithashtu analizoi situatën e hidrokarbureve në Shqipëri, duke përmendur se, sipas të dhënave, në sistemin e hidrokarbureve të deklaruara, konsumohen rreth 650 mijë ton naftë në vit, ndërsa Kosova konsumon rreth 700 mijë ton. Ai theksoi se Shqipëria, me 800 mijë makina, duhet të konsumonte minimalisht 1.2 milion ton naftë në vit. “Na mungon 450-550 mijë ton naftë në vit, e padeklaruar, kontrabandë. Vetëm ngarkesa fiskale 1 dollarë për litër të llogaritet, janë deri në 550 milion dollarë. Me këto para, mund të rritej rroga e 23 mijë arsimtarëve me 700 euro menjëherë,” përfundoi ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT