33 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“Ka ardhur një pikë ku”/Bardhi sqaron marrëdhënien me Menaxherin dhe Sarën pas daljes Big Brother

Bardhi ka komentuar marrëdhënien e tij me menaxherin e tij, e cila është diskutuar gjerësisht në rrjetet sociale. Ka pasur spekulime se Sara, një tjetër konkurrente nga Big Brother, kishte ndikuar në përkeqësimin e marrëdhënies midis Bardhit dhe menaxherit të tij.

Ai shpjegoi se, ndërsa ishin brenda shtëpisë së Big Brother, ai dhe Sara kishin pasur shumë respekt për menaxherin. Pas daljes nga reality show, Bardhi ka parë disa komente negative në lidhje me Sarën që menaxheri kishte bërë në intervista, të cilat e kishin shqetësuar atë.

Kur dola, normal që u bëra shumë nervoz dhe e pyeta pse e ke bërë këtë. Nuk po them që e ka sharë, por as nuk e ka lavdëruar,” tha ai. Bardhi theksoi se kishin diskutuar për këto çështje dhe se nuk kishte qenë një qëndrim kundër lidhjes së tij me Sarën, por menaxheri kishte dyshime për seriozitetin e tij në marrëdhënie, duke e njohur atë nga më parë si një person që nuk kishte pasur stabilitet në lidhje.

Pas diskutimeve, Bardhi dhe menaxheri kishin arritur të sqarohen dhe të vazhdonin të punonin së bashku. Ai theksoi se Sara nuk ishte përgjegjëse për ndarjen e marrëdhënies me menaxherin. Sipas tij, problemi kishte të bënte me mosmarrëveshje të brendshme dhe çështje financiare që kishin nisur që në vitin 2022.

Kanë qenë problemet tona dhe ka ardhur një pikë ku i kemi dhënë fund marrëveshjes dhe kemi vazhduar rrugët tona,” përfundoi ai, duke sqaruar se akoma sheh komente që e akuzojnë Sarën për ndarjen, por kjo nuk është e vërtetë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...