34.7 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

30-vjeçari shqiptar që mbyti bashkëshorten në Itali: “Nuk di ta shpjegoj pse e bëra”

Lulzim Toçi, 30-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten e tij Eleonora Toçi, ka dëshmuar për rreth dy orë përpara hetuesve italianë. Gjatë dëshmisë së tij, Toçi ka përsëritur se nuk e kupton as vetë arsyen pse kreu krimin. “Nuk di ta shpjegoj se e bëra,” tha ai, sipas burimeve mediatike italiane.

Vrasja e 24-vjeçares ndodhi në orët e para të mëngjesit në shtëpinë e tyre në via Caravaggio, San Felice a Cancello. Toçi u mor në pyetje për tre orë në burgun e Santa Maria Capua Vetere, ku ai ndodhet që prej arrestimit. Ai konfirmoi para hetuesve se e kishte mbytur gruan me duar të zhveshura në dhomën e gjumit, ndoshta ndërsa fëmijët ishin ende duke fjetur.

Edhe gjatë kësaj dëshmie, Toçi nuk ishte në gjendje të shpjegonte motivet e veprimit të tij. Ndërkohë, avokati i tij, Orlando Sgambati, pritet të kërkojë caktimin e një konsulenti për vlerësimin psikiatrik të tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...