21.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Ja virozat dhe infeksionet respiratore që shtohen me ardhjen e vjeshtës

Me uljen e temperaturave në vjeshtë, është vënë re një rritje e rasteve të virozave dhe infeksioneve respiratore. Rreth 10 mijë raste në javë raportohen nga qendrat shëndetësore me simptoma të tilla si kollë, laringit dhe temperaturë e lartë.

Fëmijët e moshave shkollore janë më të prekurit nga këto viroza, por gjithashtu ka një numër në rritje të rasteve edhe tek fëmijët në kopshtet dhe çerdhet. Përveç virozave klasike të vjeshtës, edhe Covid-19 është ende në qarkullim. Sipas ekspertëve të Shëndetit Publik, Covid-19 nuk është më i lidhur me ndonjë stinë specifike, duke qarkulluar gjatë gjithë vitit. Pas një rritjeje të infeksioneve gjatë verës, numri i rasteve aktualisht ka rënë, megjithëse testimet për Covid-19 janë gjithashtu më të ulëta.

Nga ana tjetër, gripi sezonal ende nuk ka filluar të qarkullojë. Drejtuesit e Institutit të Shëndetit Publik rekomandojnë që tani është koha më e mirë për vaksinimin kundër gripit. Rreth 280 mijë doza vaksine janë shpërndarë në të gjitha qendrat shëndetësore të vendit, për të mbrojtur të moshuarit, të sëmurët kronikë dhe grupet e tjera të rrezikuara.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...