4.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Kryeministri Rama: Qendrat e emigrantëve në Shqipëri nuk janë përgjegjësi e qeverisë sonë

Qendrat e pritjes së emigrantëve që do të vijnë nga Italia, në zonën e Lezhës, pritet të bëhen funksionale në ditët në vazhdim. Në këtë atmosferë “pritjeje”, kryeministri shqiptar Edi Rama dha një intervistë për gazetën italiane “La Republica”, ku theksoi se ndërtimi dhe menaxhimi i këtyre qendrave nuk kanë asnjë lidhje me qeverinë shqiptare. Rama nënvizoi se autoritetet shqiptare do të shqetësohen vetëm në rast se ndodhin ndërhyrje nga ana e Italisë.

Qendrat e emigrantëve në Shqipëri nuk shqetësojnë qeverinë tonë. Do të shqetësohemi vetëm nëse përfshihemi nga Italia dhe kur ka arsye për t’u shqetësuar,” tha Rama. Ai po ashtu komentoi për një valë raportimesh nga mediat italiane që paralajmërojnë hapjen e këtyre qendrave, duke theksuar se ato do të kenë mure rrethuese, kamera sigurie dhe do të mbikëqyren nga forcat e policisë italiane. Rama theksoi se çdo gjë që ndodh brenda këtyre qendrave është përgjegjësi e palës italiane.

Intervista me Rama përfshiu gjithashtu pyetje rreth vonesave në ndërtimin e qendrave, ku ai shpjegoi se vonesat në projekte të mëdha publike shpesh ndodhin për shkak të problemeve gjeologjike, por nuk kishte informacion mbi arsyet e vonesave në këtë projekt.

Rama tha se nuk është në dijeni nëse emigrantët e parë priten të mbërrijnë nga java e ardhshme, duke theksuar se ata do të shoqërohen nga autoritetet italiane dhe se nuk do të ketë ndërhyrje nga autoritetet shqiptare.

Përsa i përket marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë, Rama shprehu se ajo parashikon që emigrantët nuk do të mund të largohen nga kampet dhe se nëse kjo ndodh, do të vihet në lëvizje një plan veprimi i miratuar. “Do të shqetësohem nëse dhe kur ka arsye për t’u shqetësuar, dhe vetëm nëse Italia na kërkon të ndajmë shqetësimin. Deri atëherë, nuk jam i shqetësuar,” tha ai.

Rama përfundoi duke shprehur besimin se marrëdhëniet mes Italisë dhe Shqipërisë janë të forta dhe se Shqipëria nuk është kurrë vetëm në sfidat që përballon, veçanërisht me mbështetje nga Italia.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Isa Myzyraj: “Mazhoranca na theu besimin”, thirrje deputetëve: “Mos e votoni projektligjin për shpifjen”

0
Isa Myzyraj akuzon mazhorancën për thyerje besimi: Thirrje deputetëve të mos votojnë projektligjin për shpifjen Gazetari Isa Myzyraj ka akuzuar mazhorancën qeverisëse për thyerje të...

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë, arrestohet në Tiranë 52-vjeçari nga...

0
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të trefishtë në Maqedoninë e Veriut është arrestuar në Tiranë, pas disa muajsh hetime dhe...

DJ Onno konfirmon romancën me Gretën: “Po, jemi bashkë”, lidhja që ndezi rrjetin në...

0
Selin Bollati dhe Greta Kazazi janë kthyer në dy nga banoret më të përfolura të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”, jo vetëm...

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

0
Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé...

Horoskopi ditor, e Martë, 27 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi. Merrni kohë për të menduar para se të veproni. ♉ Demi Qëndrueshmëri dhe siguri. Çështjet praktike marrin drejtim pozitiv. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...