28 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Rritja e ankthit mes të rinjve: Një sfide shëndetësore në Shqipëri

Të rinjtë janë kthyer në pacientët më të shpeshtë të mjekëve psikiatër, me një rritje të dukshme të rasteve. Një mjek psikiatër në Shqipëri kryen mesatarisht 25 vizita në ditë, ku pjesa më e madhe e pacientëve janë të moshës 20 deri në 40 vjeç. Problemi më i përhapur është ankthi, i cili ka një ndikim të thellë në cilësinë e jetës së individëve, duke përfshirë gjumin, oreksin, mendimin dhe emocionet.

“Jeta e një personi me ankth prishet cilësisht. Përjetohet humbje e gjumit, oreksit, irritim i shpejtë, dhimbje koke të shpeshta dhe ndjesi të ankthit klasik,” shpjegon një mjek psikiatër. Ndër shkaqet kryesore që prekin të rinjtë përfshihen problemet sociale dhe ekonomike, si dhe përdorimi i substancave.

Ankthi shpesh shkakton frikë dhe shqetësim të tepruar, duke ndikuar në jetën familjare, sociale, shkollë dhe punë. Mjekët theksojnë se ky çrregullim është i trajtueshëm, por shumë të rinj hezitojnë të përdorin medikamente për shkak të paragjykimeve. “Shumë të rinj besojnë se medikamentet krijojnë varësi, dhe kjo ide i bën të hezitojnë për të marrë ndihmën e duhur,” thotë një psikiatër.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, në fushatat e saj të ndërgjegjësimit për shëndetin mendor këtë vit, ka vënë theksin tek rëndësia e krijimit të mjediseve mbështetëse në punë. Përmirësimi i mirëqenies mendore të të rinjve është një hap i rëndësishëm drejt rritjes së produktivitetit dhe përmirësimit të cilësisë së jetës së tyre.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...