7.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

Hapja e grupkapitullit të parë: Shqipëria përforcon marrëdhëniet me BE-në

Hungaria, e cila mban presidencën gjashtëmujore të Bashkimit Evropian, ka thirrur Konferencën Ndërqeveritare, pasi vendet anëtare të bllokut u dakordësuan se Shqipëria i ka përmbushur kushtet e nevojshme për hapjen e grupkapitullit të parë të negociatave. Takimi mbahet në Luksemburg, ku është i pranishëm edhe ekipi shqiptar i kryesuar nga kryeministri Edi Rama.

Funksionimi i Institucioneve Demokratike

Nisja e negociatave për anëtarësim në BE përfaqëson një proces transformues për Shqipërinë, duke sjellë ndryshime të mëdha në aspektet politike, ekonomike dhe sociale të vendit. Sipas metodologjisë së re të zgjerimit të BE-së, kapitujt që lidhen me të drejtat themelore dhe sundimin e ligjit hapen të parët, pasi për to kërkohet një kohë e gjatë për përmbushjen e kritereve. Grupkapitulli i parë përfshin disa fusha thelbësore, si drejtësia, gjyqësori, funksionimi i institucioneve demokratike, prokurimi publik dhe reforma e administratës publike. Progresi në këtë kapitull do të përcaktojë ritmin e përgjithshëm të negociatave, duke qenë një hap kyç në rrugën drejt anëtarësimit.

Sipas drejtorit ekzekutiv të Lëvizjes Europiane në Shqipëri, Gledis Gjipali, ky proces sjell Shqipërinë më pranë politikave dhe tregut të përbashkët të BE-së. Gjipali thekson se institucionet shqiptare do të fokusohen në arritjen e standardeve që kërkohen nga ky proces, ndërsa vendi do të ketë akses në programe dhe fonde të BE-së gjatë negociatave, ende pa u bërë vend anëtar.

Reagimet për Hapjen e Negociatave

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, gjatë një konference të përbashkët me homologun shqiptar, Edi Rama, deklaroi se “Shqipëria duhet të jetë pjesë e Bashkimit Europian dhe duhet të ishte pjesë që tani.” Ai theksoi se ndonëse ka pengesa politike, Hungaria, që mban Presidencën e BE-së, mbështet integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në unionin evropian.

Ndërsa Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato, e cilësoi këtë si një fazë kritike në rrugën drejt anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Ai nënvizoi rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit mes institucioneve në këtë

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...