0.5 C
Tiranë
Sunday, November 24, 2024
spot_img

Kosovari procedohet për tentativë të futjes së monedhave të floririt pa deklarim në Kufirin e Morinës

Një 56-vjeçar nga Kosova është proceduar penalisht pasi tentoi të fuste në Shqipëri sende me vlerë pa i deklaruar në pikën kufitare të Morinës, Kukës. Policia Kufitare, në bashkëpunim me autoritetet doganore, sekuestroi 15 monedha floriri të gjetura gjatë kontrollit të mjetit “BMW” të drejtuar nga shtetasi kosovar F. A., banues në Prizren.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, monedhat ishin të padeklaruara, në kundërshtim me ligjet në fuqi për hyrjen e sendeve me vlerë në vend. Prokuroria vendore po trajton këtë rast, me F. A. të proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT