8.5 C
Tiranë
Saturday, December 6, 2025
spot_img

“E qëllova me thikën e tij”/Zbardhet dëshmia e 15-vjeçarit që vrau bashkëmoshatarin në Shkodër

Një 15-vjeçar, i cili vrau me thikë bashkëmoshatarin e tij mbrëmjen e 14 tetorit në qytetin e Shkodrës, ka dhënë dëshminë e tij në polici. Ai ka deklaruar se ishte viktima, Emiljano Gjoni, që e goditi i pari gjatë një konflikti mes tyre.

“E qëllova me thikën e tij. Fillimisht u zumë, pastaj ai më qëlloi në sup me thikë, unë mora thikën e tij dhe e qëllova disa herë,” ka thënë autori para policisë, në kushte të rënda psikologjike. Edhe pse ai ka një plagë në sup, policia dyshon nëse kjo plagë është rezultat i konfliktit të ndodhur.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:30 në lagjen “Skënderbeg” të qytetit, ku pas sherrit, autori i mitur qëlloi disa herë viktimën me thikë dhe më pas u largua nga vendi i ngjarjes. Viktima u gjet i gjakosur nga një kalimtar i rastit, i cili e dërgoi në spital, por fatkeqësisht ai nuk mundi t’u mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë. Vetëm tre orë pas ngjarjes, policia arriti të kapë dhe identifikojë autorin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...