11.5 C
Tiranë
Monday, May 4, 2026
spot_img

Përdorimi problematik i rrjeteve sociale te vajzat shqiptare 15-vjeçare, një shqetësim në rritje

Vajzat 15-vjeçare shqiptare janë klasifikuar si problematike nga dega evropiane e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për kohën e gjatë që kalojnë në internet dhe rrjetet sociale. Ky përfundim vjen nga një studim anketues i kryer me fëmijë të moshës 11, 13 dhe 15 vjeç nga 44 vende të ndryshme.

Shqipëria ka dalë me një rezultat problematik sa i përket përdorimit të medias nga të rinjtë. Vajzat 15-vjeçare janë renditur të katërtat në Evropë për përdorimin problematik të medias, me 1 në 4 vajza që ka raportuar se kalon mbi 4 orë në ditë në internet,” tha Genta Qirjako.

Adoleshentët shqiptarë gjithashtu kryesojnë në kontaktimin e miqve online, duke u renditur të parët për kontaktet e vazhdueshme në internet me miq të ngushtë dhe të tjerë.

Vërehet një prevalencë e lartë e kontakteve të vazhdueshme online me miq në Shqipëri dhe Portugali,” shtoi Qirjako.

Studimi nënvizon se varësia nga rrjetet sociale po dëmton rëndë shëndetin mendor të të rinjve dhe performancën e tyre akademike, ndërsa rekomandon ndërhyrje nga prindërit për të ndihmuar në uljen e varësisë.

Përdorimi i zgjatur i rrjeteve sociale ndikon negativisht në shëndetin mendor dhe social të të rinjve, duke i vendosur ata në rrezik për sjellje të padëshiruara,” përfundoi Qirjako. Studimi përfshiu 280 mijë të rinj, me gjetje që ndryshojnë sipas gjinisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...

Dy medalje ari në Bolonja, Mikaela Skandaj konfirmon dominimin: 72 trofe në karrierë

0
Në një realitet ku sporti shqiptar shpesh zhvillohet mes vështirësive strukturore dhe sakrificave individuale, emra të veçantë arrijnë të tejkalojnë kufijtë e statistikave dhe...

“Ne i kemi të gjitha kartat”, Donald Trump sinjalizon forcë ndaj Iranit mes tensioneve...

0
Shtëpia e Bardhë ka publikuar një imazh të presidentit amerikan Donald Trump duke mbajtur karta me mbishkrimin “Unë i kam të gjitha kartat”, një...