30 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Arrestimi i 39-vjeçarit shqiptar Armiol Rrasa në Greqi, lihet në paraburgim

39-vjeçari shqiptar, Armiol Rrasa, është lënë në paraburgim nga autoritetet greke pasi u arrestua së bashku me partneren e tij ditë më parë, pasi në makinën e tyre u gjet municion luftarak. Sipas mediave greke, partnerja e tij është lënë e lirë me kushtin që të paraqitet një herë në muaj në komisariat.

Gjatë dëshmisë së tij, Armiol Rrasa ka pretenduar se pistoletën dhe plumbat i mbante për t’u mbrojtur për shkak të një hakmarrjeje të vjetër. Ai pohoi gjithashtu se nuk kishte dijeni për eksplozivin në makinë, duke thënë se ai i përkiste një personi tjetër. Partnerja e tij deklaroi se armën dhe lëndën plasëse i kishte parë për herë të parë kur i gjeti policia.

Armiol Rrasa, i lindur në vitin 1985, ka një të kaluar kriminale të rëndë. Ai u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 2008 për akuzën e drogës, por u lirua në vitin 2015. Arrestimi i tij ndodhi pas një kontrolli të rastësishëm nga policia, e cila zbuloi një çantë blu që përmbante lëndë plasëse, detonatorë dhe një pistoletë tip Tokarev.

Incidenti ndodhi në rrugët e Greqisë, ku 39-vjeçari u arrestua teksa qëndronte ulur në trotuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Vetëm pak orë pas armëpushimit! Të paktën 11 të vrarë nga sulmet izraelite në...

0
Të paktën 11 persona kanë humbur jetën në sulmet ajrore izraelite në jug të Libani, më pak se 24 orë pas shpalljes së një...

Kapet me 1.68 kg kokainë në Tiranë! Policia arreston 44-vjeçarin që dyshohet se furnizonte...

0
Një tjetër goditje ndaj trafikut dhe shpërndarjes së drogave të forta është finalizuar nga Policia e Tiranës, e cila ka arrestuar një 44-vjeçar të...

Horoskopi ditor, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 20 Qershor 2026 ♈ Dashi Energjia juaj është e lartë dhe ju ndihmon të përballoni me sukses sfidat e ditës. Në punë mund...

Parashikimi I motit, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Për 20 qershorin, moti parashikohet kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë në të gjithë vendin, me temperatura tipike verore. Në zonat bregdetare do të...

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...