30 C
Tiranë
Saturday, June 20, 2026

Lazar Dejanoviq pranon fajësinë për sulmin ndaj Policisë dhe KFOR-it

I akuzuari për sulmin ndaj Policisë së Kosovës dhe trupave të KFOR-it, Lazar Dejanoviq, ka arritur një marrëveshje me Prokurorinë Speciale për pranimin e fajësisë. Marrëveshja u arrit gjatë seancës fillestare të mbajtur të mërkurën, më 14 tetor 2024, në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Ngjarja për të cilën Dejanoviq akuzohet ka ndodhur më 29 maj 2023, afër objektit të Komunës së Zveçanit, ku ai dhe të pandehur të tjerë të nacionalitetit serb nga Kosova dhe Serbia dyshohet se kanë sulmuar dhe kanosur me dhunë ushtarët e misionit paqeruajtës të KFOR-it dhe disa pjesëtarë të Policisë së Kosovës.

Gjatë seancës, gjyqtari Valon Kurtaj e pyeti të pandehurin nëse ishte në dijeni se pranimi i fajësisë nënkuptonte heqjen dorë nga një proces i rregullt gjyqësor. Dejanoviq u përgjigj se e kishte bërë këtë me vullnetin e tij të lirë dhe pranoi se e kishte kryer veprën për të cilën akuzohet.

Prokurori Bekim Kordaliu konfirmoi marrëveshjen e arritur me mbrojtësin e Dejanoviqit, avokatin Lujbomir Pantoviq, për pranimin e fajësisë. Sipas prokurorit, ai propozoi dënimin me 8 deri në 10 muaj burg për veprën e sulmit ndaj personit zyrtar dhe llogaritjen e kohës së kaluar në paraburgim. Për veprën e pjesëmarrjes në turmë që kryen veprën penale të huliganizmit, ai propozoi dënimin me 6 muaj burg, me mundësi zëvendësimi me një gjobë prej 10 deri në 11 mijë euro.

Mbrojtësi i Dejanoviqit konfirmoi se të gjitha kushtet ligjore për marrëveshjen janë përmbushur dhe kërkoi nga gjykata që dënimi prej 6 muajsh për huliganizëm të zëvendësohet me gjobë.

Gjykata e pranoi marrëveshjen dhe pritet të shpallë aktgjykimin për këtë rast. Aktakuza ndaj Dejanoviqit ishte ngritur më 15

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Kapet me 1.68 kg kokainë në Tiranë! Policia arreston 44-vjeçarin që dyshohet se furnizonte...

0
Një tjetër goditje ndaj trafikut dhe shpërndarjes së drogave të forta është finalizuar nga Policia e Tiranës, e cila ka arrestuar një 44-vjeçar të...

Horoskopi ditor, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Horoskopi ditor – 20 Qershor 2026 ♈ Dashi Energjia juaj është e lartë dhe ju ndihmon të përballoni me sukses sfidat e ditës. Në punë mund...

Parashikimi I motit, e Shtunë, 20 Qershor 2026

0
Për 20 qershorin, moti parashikohet kryesisht i kthjellët dhe i ngrohtë në të gjithë vendin, me temperatura tipike verore. Në zonat bregdetare do të...

Tragjedi në plazhin e Tales! Dy motra 9 dhe 11 vjeçe humbin jetën në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lezhën mesditën e kësaj të premteje, ku dy vajza të mitura kanë humbur jetën në plazhin e Tales. Sipas...

Hodhi mbeturinat dhe u përfshi në sherr, plagoset me thikë Dritan Aga në Tiranë...

0
Një konflikt i dhunshëm i regjistruar në kryeqytet ka përfunduar me plagosjen e dy personave, mes tyre edhe shtetasi Dritan Aga. Ngjarja ka ndodhur në...